Ja si janë rrogat në Gjermani, për çdo profesion

Pagat në Gjermani ndryshojnë ndjeshëm sipas industrisë, përvojës së punës dhe vendndodhjes gjeografike, përcjell INA.

Në qytetet më të vogla, pagat mund të jenë pak më të ulëta, ndërsa në qendrat financiare si Berlini, Mynihu dhe Frankfurt, pagat shpesh tejkalojnë mesataren kombëtare.

Rregullat e reja të punës në Gjermani thonë se nga 1 janari 2024, paga minimale në këtë vend është 12.41 euro në orë. Kjo do të thotë që punonjësit me kohë të plotë (40 orë në javë) mund të presin një pagë mujore minimale prej 2,149 € para tatimit ose 1,557 € pas tatimit. Kjo pagë minimale zbatohet për shumicën e punëtorëve, duke përfshirë shtetasit e huaj, punëtorët sezonalë dhe punëtorët me kohë të pjesshme.

Sipas raportit të StepStone për vitin 2024, paga mesatare në Gjermani është 4,187 euro bruto në muaj, që është rreth 50,244 euro bruto në vit. Por, paga neto, e cila përfaqëson pagën pas tatimit, është mesatarisht 32,141 euro në vit.

Profesionet më të paguara në Gjermani, sipas pagës mesatare vjetore:

Asisten mjekësor: 61.700 – 137.700 euro (vjetore)

Mjeku: 47 400 – 142 200 euro

Piloti: 27 600 – 160 900 euro

Avokati: 38.000 – 146.000 euro

Konsulent menaxhimi: 40 200 – 141 700 euroStrugaLajm

Arkitekt software: 58 100 – 123 700 euro

Menaxheri i projektit: 53 800 – 132 500 euro

Avokati: 50 600 – 123 800 euro

Shefi i transportit dhe logjistikës: 47 200 – 130 600 euro

Profesionet më pak të paguara në Gjermani:

Ndërtim dhe mirëmbajtje: 23 400 euro

Arkëtarja: 26000 euro

Punëtore ambalazhimi: 26 325 euro

Daktilografist: 26 540 euro

In : Aktuale

Loading...
loading...