“Jam besimtare dhe feja i ndalon”- Ja çfarë nuk do të bënte kurrë Leonora Jakupi

Leonora Jakupi ka zbuluar së fundmi se nuk i pëlqejnë tatuazhet dhe se nuk do të bënte kurrë një të tillë.

Këngëtarja shqiptare ka thënë gjatë një interviste se përveç preferencave, edhe feja ia ndalon diçka të tillë.

“Arsyeja tjetër pse nuk i dua tatuazhet është se jam besimtare e madhe dhe feja jonë i ndalon, kështu që ka shumë motive që asnjëherë nuk më ka shkuar mendja dhe jam shumë kundër, pasi më pëlqen natyralja dhe ashtu si më ka falë Zoti”,- ka thënë Leonora.StrugaLajm

Bukuroshja shqiptare nuk ka eksperimentuar shumë me look-un, me përjashtim të ndryshimit të flokëve. Para pak kohësh, ajo publikoi në Instagram disa foto ku tregonte se ishte kthyer në bionde platin.

Jakupi zbuloi gjithashtu se ka përfunduar xhirimet e një projekti të ri muzikor dhe tani pritet të zbulohet data e publikimit të tij.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...