“Jam Strugan”,nga Imri Denishai promovohet në Prishtinë

“Të shkruash është diçka intuitive, është një akt spiritual, mendoj unë, si një lutje”, ka thënë të psikiatri Imri Demisai të shtunën në Prishtinë, në përurimin e librit të tij, “Jam strugan” 

Ndonëse me natyra kontraste, ka diçka që i bashkon profesionin e pasionin e Imri Demisait: terapia për shërimin e shpirtit. Këtë e ka bërë edhe nëpërmjet 55 poezive në librin “Jam strugan”, në të cilin gjurmon dashurinë, vendlindjen, profesionin e Prishtinën, e cila është i pari vend ku libri ka takuar publikun, të shtunën në përurimin e mbajtur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

Gjuhë të shpirtit, e quan poezinë në reflektimin e tij psikologjik mbi këtë gjini letrare. Dashurinë për të e sheh edhe më me përkufizimet që ia dedikon, si ai që poezinë e përmbledh me “dritë e shpirtit”. Psikiatri Imri Demisai vlerëson se me poezi e shkrin mjegullën e personalitetit. Me vargjet e saj edhe shërohet. Ndonëse me natyra kontraste, ka diçka që i bashkon profesionin e pasionin e tij: terapia për shërimin e shpirtit.

Këtë e ka bërë edhe nëpërmjet 55 poezive në librin “Jam strugan” në të cilin gjurmon dashurinë, vendlindjen, profesionin e Prishtinën, e cila është i pari vend ku libri ka takuar publikun. I pari po ashtu ku janë lexuar vargjet e tij. Ka edhe një lidhje tjetër: po këtu është ngjizur edhe përmbledhja me poezi.

Mesditën e së shtunës është promovuar “Jam strugan” që flet më shumë sesa për prejardhjen e autorit. Titulli rrjedh krejt natyrshëm kur ai jeton e vepron larg vendlindjes, në Göteborg të Suedisë. Një prej poezive të tij që Strugën e ka kryefjalë, paraqet pikëpamjet e autorit për vendin ku përshkruhet edhe peizazhi aty. Horizontin poetik e nis prej fijeve të barit, e deri te druri monumental i fshatit Zagraqan e më gjerë, e vazhdon me Drinin e qetë e të tërbuar. Jetën studentore e m’vesh me plot ngjyra e vargje thur për poetët të cilët ndikuan në ndërtimin e tij edhe prej poeti.

Ali Asllani, Dritëro Agolli, Lasgush Poradeci, Filip Shiroka, Çajupi e Ali Podrimja, janë frymëzim për të. Poetika e Demisait vjen edhe si homazh për ta.

Poezinë e tij ia dedikon edhe kurbetit. Me “Eh moj nënë” i drejtohet nënës të cilën e humbi vitin e kaluar. “Kur t’i lexoj vargjet/ që shkova për ty,/ vë buzën në gaz/ dhe mbyll njërin sy.”, vijon njëra strofë e poezisë. Kur i shkruan dashurisë së parë dhe asaj rinore në përgjithësi, vargjet vijnë me rimën e cila e mban lexuesin në përjetimet e saj. Me të bën edhe satirë.

Image
Përurimi në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës ka qenë një takim midis miqsh ku janë lexuar poezi prej “Jam strugan”

Imri Demisai mes miqsh e kolegësh të dikurshëm ka thënë se viteve të fundit i është shtuar trysnia krijuese, ndonëse poezinë e ka pasion të hershëm. Krejt kishte nisur me ritakimin e gjeneratës së gjimnazit, e më pas edhe me atë të Fakultetit të Mjekësisë në dhjetor të vitit të kaluar me rastin e 40-vjetorit të festës studentore. Kjo kishte qenë edhe arsyeja pse librin e botuar në Tiranë kishte vendosur ta prezantojë së pari në Prishtinë. Ka thënë se shërohet me artin e poezisë dhe se secili gjen copëza shërimi prej saj.StrugaLajm

“Secili duhet ta gjejë në mënyrën e vet, secili në kompozicionin e tij. Fillon në mënyrën më të thjeshtë të mundur. Lexo poezi, merru me art, dëgjo muzikë, këndo, shkruaj poezi, vallëzo, kjo është receta ime, sa më pak ilaçe”, është shprehur Demisai për KOHË-n.

Para audiencës ka kujtuar regjisorin e ndjerë, Bekim Lumi, të cilin e ka quajtur shok të artit, e kolegun e tij, mjekun Mustafë Mustafa i cili vdiq muaj më parë. Vetë ngjarja që ka shënuar promovimin e librit i është dedikuar të ndjerit Mustafa. Ka bërë thirrje për të shkruar sa më shpesh e sa më shumë, sepse poezia sipas tij, është dashuri e mbështjellë me pikëllim, ankth e mërzi. “Të shkruash është diçka intuitive, është një akt spiritual, mendoj unë, si një lutje”, ka thënë ai, duke shtuar se vargu i zgjon vlerat më të mira njerëzore. “Poezia është gjuha e dashurisë, është drita e shpirtit që e shkrin mjegullën e personalitetit. Personaliteti ynë është si qielli me re. Retë janë si njolla traumash, memorie trandjesh në historinë e fisit. Poezia na ndihmon të hedhim dritë mbi to”, ka thënë Demisai në fjalën e tij.

Poezia është mënyra e tij për t’i shprehur ndjenjat, e për të ndarë përjetimet me të tjerët.StrugaLajm

Destinacion i radhës për promovimin e librit është Korça, e gjatë verës edhe Struga. Ky është libri i dytë i tij. Poezitë e Demisait ishin botuar për herë të parë në vitin 1999, kur ishin përmbledhur në librin “Nervi i jetës” që për tematikë kishte luftën.

Vetë fjalët e autorit janë poetike, kur thotë se “loti poetik është një akt intelektual që e përqafon me afsh mërzinë për t’u puthur me dashurinë”.

Imri Demisai është lindur në Zagraçan të Strugës ku kreu shkollimin parauniversitar. Ka kryer studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës në vitin 1988, ndërsa specializimin në fushën e psikiatrisë dhe të mjekësisë familjare e ka bërë në Suedi. Prej vitit 2012, punon si mjek privat për psikiatri dhe psikoterapi në Suedi.

Image
“Jam strugan” është libri i dytë i Demisait

Demisai i ka kushtuar poezi edhe Agim Vincës, i cili ka qenë i pranishëm në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Për autorin, psikiatër poet, ka thënë se e ka parë të ndjeshëm ndaj poezisë.

“Kam parë se Imriu ka ndjeshmëri për artin poetik, për ritmin, melodinë dhe humorin, të cilin e ka armë të fortë. Struga është e bukur dhe është fidanishte poetësh. I gjithë kombi shqiptar ka dell për poezi, dhe i gjithë Ballkani, por Struga është vërtet fidanishte poetësh. Ne kemi një poet që nuk njihet, unë kam folur dhe kam shkruar pak për të dhe do ta bëj një monografi të vogël”, ka paralajmëruar poeti e studiuesi i shquar.

Në libër janë bashkëngjitur edhe fotografi të peizazhit e portrete të personazheve për të cilët janë shkruar poezi. Gazetarja Fitnete Tuda nga Struga ka interpretuar poezinë “Fyelli” nën ritmin fyellit nga grupi iso-polifonik i jugut të Shqipërisë, “Saz’iso”. Poezitë e tij i kanë interpretuar edhe koleget e gjeneratës së tij, doktoresha Teuta Hadri-Pula me poezinë kushtuar Migjenit, ndërsa Afërdita Spahiu-Kondirolli atë me titull “Merre, ustah merre”. Kjo e fundit thërret për rrokjen e instrumenteve për t’iu shmangur depresionit e pjesës tjetër negative në jetë. Poezi janë lexuar edhe prej miqve të autorit të librit. Ajo me titull “Na mbyten ilaçet” ka qenë si prezantim i profesionit dhe përvojat e tyre me pacientë. Në përgjithësi, poezitë vijnë si rrëfime poetike për kujtimet, anën profesionale, vendlindjen, kurbetin e çka jo tjetër. Ajo është atraktive, me humor brenda saj. Shpesh kthehet shumë vite pas dhe projekton në versionin letrar ngjarjen. E tillë është ajo e vitit 1875 kushtuar zbuluesit të psikanalizës Sigmund Frojdi, me titull “Frojdi dhe ngjala”. Ka shkruar edhe për bukurinë e gjuhës shqipe e rëndësinë e përdorimit të saj si dhe bukurinë e gruas.

Demisai konsideron se poezia e ka rrëmbyer dhe kësisoj, do të vazhdojë të shkruajë si pjesë e terapisë për shërim.


Loading...
loading...