Janë Një Mijë Mërgimtarë që Vijnë më 15 Tetor në Mbështetje të Ziadin Selës në Strugë

Sipas shumë informacioneve rreth 1000 mërgimtarë pritet të vijnë më 15 tetor në vendlindje në mbështetje të kandidatit të Aleancës për Shqiptarët në Strugë, Ziadin Selës.

Këto të dhëna konfirmohen për agjencinë e lajmeve INA nga z. Premtim Dema, përfaqësues i Diasporës për Strugën.

“Në Strugë në lidhje me zgjedhjet, organizata Diaspora për Strugen ka organizuar Aeroplan të shtunën më 14.10 dhe të dielën më 15.10 prej Zyrih për në Ohër dhe anasjelltas. Pasi që numri është shumë i madh dhe fati që në Zvicër janë pushimet, Diapora për Strugen ka orientuar Struganët që të shkojnë edhe në mënyrë individuale dhe të votojnë. Diaspora për Strugën mbështet kandidatin për Strugën zotin Ziadin Sela.StrugaLajm

Në listat tona janë mbi të shënuar mbi 450 mërgimtarë të rëgjistruar, që shkojnë dhe votojnë Ziadin Selen dhe Aleancen për Shqiptarët. Ne jemi në kontakt edhe me kolegët tonë në Austri sipas të dhënave të kolegëve pritet një numër po ashtu aq i madh edhe nga Austria.StrugaLajm

Qëllimi jonë është që Struga të mbesë Shqiptare dhe jo të jetë pjesë e pazarëve që janë bërë prapa shpinës të popullit Shqiptar”, theksoi Dema për agjencinë e lajmeve INA.

In : Aktuale

Loading...
loading...