Janeva nga shtatori mbetet pa rrogën 3 mijë euro dhe lukset që kishte?!

Katica Janeva, kryeprokurorja e paraburgosur speciale muajin e ardhshëm gjegjësisht në shtator do të mbetet pa rrogë, pasi që Këshilli i prokurorëve ka hapur procedurën për shkarkimin e saj dhe se ajo gjendet në paraburgim si e dyshuar në rastin “Reket”.

Ajo deri tani ka pasur një rrogë marramendëse prej mbi 3 mijë euro, përfshirë edhe beneficione tjera. Janeva vetëm për shtëpinë me qira në Shkup merrte 400 euro kompensim. Në shumë raste shihej me veshje luksi dhe me ‘look’ të ri, me garderobë prej mijëra eurove.StrugaLajm

Në pronësi të saj ajo ka shtëpi në Gjevgjeli, tre banesa në Shkup, tokë bujqësore dhe truall në rajonin e Gjevgjelisë. Ajo nga periudha e vitit 2014 -2015 ka hyrë në katër kredi (njëra e djalit të saj) me vlerë rreth 100 mijë euro.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...