Jep dorëheqjen zëvendëskancelari austriak,shkak videoja me rusen


Pas skandalit me publikimin e videos, zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, i partisë konservatore, ÖVP, e pranoi dorëheqjen, njoftojnë agjencitë e lajmeve. Më parë Kurz kishte përjashtuar mundësinë e mëtejshme të bashkëpunimit me zëvendëskancalerin austriak dhe kreun e partisë së lirë, FPÖ, Heinz-Christian Strache. Dorëheqja e 49-vjeçarit shihej si e pritshme. Strache dorëzon edhe postin e kryetarit të partisë, FPÖ, shkruan Klan Kosova.

Austria u trondit së fundmi nga skandali i një videoje. Në një filmim të fshehtë nga viti 2017 Heinz-Christian Strache tregohet i gatshëm që t’i japë një oligarkeje ruse mbështetje për tenderë publikë, në rast se FPÖ do të ishte pjesë e qeverisë pas zgjedhjeve, kjo në këmbim të mbështetjes financiare. Videoja e shpërndarë nga “Spiegel” dhe “Süddeutsche Zeitung” bën fjalë për një ide të oligarkes, për të blerë gazetën austriake me tirazhin më të lartë “Kronen Zeitung”, që të mbështesë FPÖ para zgjedhjeve. Prokuroria ka filluar hetimet. Në zgjedhjet e fundit FPÖ arriti 26% të votave.

Ai ishte një adhurues i muzikës serbe dhe këngëtaret CECA. Gjithashtu ishte shprehur kundër pavarësisë së Kosovë dhe dyshohet se ka lobuar për projektin e ndarjes.

Pyetja që shtrohet është nëse kancelari Kurz do të vazhdojë koalicionin me FPÖ apo do të kërkojë zgjedhje të reja. Si pasues i mundshëm konsiderohet kandidati i dikurshëm për president nga FPÖ, Norbert Hofer.

Čudni trik za zarađivanje novca. Ovaj video će vas sigurno šokirati!Evo kako je 22-godišnja devojka postala milioner za 30 danaEvo kako je 22-godišnja devojka postala milioner za 30 danaМоже целосно да ги излечите колената и половината за 3 дена акоKada sam primio prvu uplatu od BINATEX-aБолката во зглобовите ќе ја снема за 14 дена без користење инјекции!StrugaLajm

Artikulli i meparshemE tmerrshme: Momenti kur Arnold Schwarzenegger sul.mohet nga mbrapa (Video)Artikulli i ardhshemDiaspora shqiptare sot protestoi në Bern të Zvicrës për drejtësi për Abdulfeta Alimin dhe rastet e montuara!

ARTIKUJ TE NGJASHEMME TEPER NGA AUTORI

Rajon

Plani i 7 pikësh i Trumpit për marrëveshjen Kosovë -Serbi

KosovëStrugaLajm

Hahn: Marrëveshja Kosovë-Serbi do të jetë kompromis, s’do të duartrokitet nga asnjëra palë

Rajon

Ambasadori Orizio: Shqiptarët duhet të regjistrohen me emër dhe mbiemër korrekt në Serbi

Rajon

Grafite serbe në rrugën Ulqin – Krythë, reagojnë banorët

Rajon

Bllokohet llogaria bankare e komunës së Ulqinit, reagon nënkryetari shqiptar i Kuvendit të Malit të Zi

Rajon

Ekstremizmi i dhunshëm në Ballkanin Perëndimor

In : Aktuale

Loading...
loading...