JETOJMË MIRË POR PËRSËRI JEMI TË PAKËNAQUR !


Përmes ideve praktike njeriu e krijon imazhin për jetën sipas vlerave vetjake që i pëlqejnë! Me idetë e mira e padukshmja bëhet e dukshme, virualja bëhet reale, e pa arritshmja bëhet e arritshme! Jeta është e shkurtër, por mjeshtria për gjetjen e lumturisë jetën e bën të gjatë! Dëshirat njerëzore dhe mundësit për plotësimin e tyre janë substanca bazike që jetës i japin dinamikë. Jeta me dinamikë njeriun e plotëson,e bën më energjik dhe pozitiv! Duke menduar për gjërat e mira njeriu më mirë funksionon. Kur njeriu bëhet funksional më mirë do ta kontolloj të tashmen dhe do ta diktoj të ardhmen. Sekreti i suksesit qëndron në mohimin e dështimit dhe pakënaqësisë! Njerëzit, praktik vazhdimisht kërkojnë diçka të re dhe më tepër . Për shkak të ambicieve të mëdha njerëzit nuk jetojnë, por mendojnë se jetojnë. Si jetohet sot ,asnjëherë më parë nuk është jetuar! Jetohet me bollëk, por jo shumë të kënaqur. Jeta çdo ditë bëhet më e bukur! Nuk na mungon asgjë! Jetojmë më mirë prej pritjeve tona! Jetën e organizojmë në mënyrë të kujdesshme në drejtimin e duhur për ti plotësuar të gjitha kërkesat! Çdo ditë e nisim të përgatitur se sot është dita kur duhet ta kompenzoj atë që nuk e kisha dje . Forcën e shohim te përpjekjet e mëdha me të cilat do ta ndryshojmë vetëveten ,dhe përceptimet ndaj realitetit. Me ide të mira e“ndërtojmë” edhe vetëveten për tu ngritur mbi të tjerët. Njerëzit kanë ambicie të pafrenueshme për të pasur çdo gjë! Shumë njerëz kanë çdo gjë. Kanë pasuri të madhe, por dëshirojnë edhe më shumë pasuri. Kanë shumë para,por dëshirojnë edhe më shumë para. Kanë një shtëpi por dëshirojnë edhe një tjetër, edhe disa shtëpi të tjera jashta shtetit, dëshirojnë edhe banesa, vila dhe shumë gjëra të tjera. Mburemi kur në garazhë kemi jo një, por disa vetura , kur shtëpinë e “veshim” me mobileve unikate , kurse veten e veshim me tesha të brenduar. Kemi një jetë përallore! Por përsëri jemi të pakënaqur! Jemi të pakënaqur me veten , pakënaqësia na bën edhe më shumë të pakënaqur! Dikur jetoheshte në shtëpiza me mure prej qerpiçi , por në ato shtëpiza ishte gëzimi i gjithë botës, sot jetohet në pallate por me gëzim të thyer! Kur njeriu ka shumë fiton një përvojë pozitive, pozitivja bëhet negative nga dëshira për të pasur më shumë dhe më shumë. Atëher nga negativja “vërshon” pakënaqësia! Sa më e madhe është pasuria , aq më e vogël është bota në syrin e pakënaqur! Kur pakënaqësia hyn prej derës, lumturia del prej dritares.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...