Cka po duam nga Evropa, meshire apo drejtesi?
Qe nga lufta e tutje, ne presim qe punet te na i kryejne nderkombetaret. Na çliruan, na e fituan luften, na ndihmuan ta krijojme administraten tone, na krijuan polici e ushtri (ajo qe ka qene)..na bene kembe e dore.. dhe na e pavaresuan vendin.
E cka beme ne? Ato institucione i kriminalizuam, i shnderruam ne biznese private. E shkaterruam sistemin shendetesor, arsimor e gjyqesor dhe ate te sigurise.
Korrupsioni ne Kosove lulezon, administrata shteterore eshte e deshtuar dhe kriminalizuar.
Ne Evrope nuk ke vend, ne qoftese as edhe nje njeri nuk mund te punesohet nese ai nuk eshte i partise, nuk ka te njohur apo nuk paguan ndonje cmim, cfare kerkojne eproret. Nuk kemi vend perderisa ata e konsiderojne veten pronare te institucioneve shteterore.
Ne Evrope nuk ke vend, kur ne Universitet hyn pa merite, merr notat me te larta pa merite dhe si perfundim je studenti me i mire, pa merite. Nuk ke vend, perderisa profesoret i kushtezojne studentet per nje note, ti kryej sherbime seksuale. Nuk ke vend kur profesoret hyne ne Universitet behen profesore dhe gradohen pa merite.
Ne Evrope nuk ke vend, perderisa dhuna ne familje nga policia dhe gjykata te konsiderohet si gje normale. Nuk ke vend perderi sa polici dhe gjykatesi e prokurori, tallet me fatkeqesite e te tjereve, dhe ne vend se ti mbroje ata, i turperon.
Ne Evrope nuk ke vend, perderisa mjeku nuk e kryen punen e tij, ne qoftese nuk ia mbushe xhepin apo nuk ke te njohur. Nuk ke vend perderi sa, mjeku ngacmon seksualisht pacientet e tij. Nuk ke vend perderisa cdo ilac, aparat mjekesor vidhet qe ti forcojne klinikat e tyre private. Nuk ke vend perderi sa mjeku tallet me pacientet e tij, duke i treguar te gjitha te fshehtat per ata.
Ne Evrope, nuk ke vend perderisa as edhe nje gjykates a prokuror nuk eshte i pavarur. Por, ata emerohen ne baze te politikave dhe sherbejne kryekeput per partite politike apo grupe te ndryshme te kriminalizuara.
Nuk ke vend ne Evrope, kur gazetaret me shume se qe te informojne, ata keqinformojne, shantazhojne dhe punojne per parti e politika te ndryshme. Vec gazetari te duhur nuk bejne, gjithcka tjeter po. Nuk ka Evrope kur nuk ke media te pavarura, e TV shteteror te ndikuar 100 nga politika.
Edhe per fund, ne Evrope nuk ke vend, derisa te votohen 90% e ketyre deputeteve te cilet jane deputet mbi tre mandate.
Ne Evrope nuk ke vend perderisa nuk mesohsh ta respektosh shtetin, dhe ligjet e tij.
Dhe, i kujt eshte faji ketu? Faji i Evropes, qe nuk po na meshiron, nuk po i mbylle syte para gjithe kesaj?
Jo, na nuk e meritojme Evropen, dhe ata nuk e kane per detyre qe te na meshirojne.., prandaj jemi ketu ku jemi.
Shkruan Zana Avdiu