Jonuzi:Do protestojmë të shtunën në Strugë kundër hapjes së kazinosë në lagjen tonë

Dritan Jonuzi, përfaqësues i Këshillit të Banorëve në lagjen Partizanska (ish-Struzhanka),në Strugë .

“Ne si këshill i banorëve kemi paralajmëruar një protestë masive dhe ftojmë gjithë qytetarët që të shtunën, në orën 09:30, të bashkohen te ish-Struzhanka. Jemi të vendosur të kundërshtojmë fuqishëm hapjen e kazinosë në lagjen tonë dhe kërkojmë mbështetjen e çdo banori për të mbrojtur komunitetin tonë,” deklaroi Jonuzi.

Banorët shprehen të shqetësuar për pasojat që mund të sjellë hapja e një kazinoje në lagje, përfshirë ndikimin negativ në cilësinë e jetës dhe sigurinë e tyre. Organizatorët e protestës shpresojnë që kjo lëvizje të tërheqë vëmendjen e autoriteteve dhe të parandalojë realizimin e këtij projekti.(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...