Ju lutem zotëri më falni një pikë ujë…

Shekulli njëzet e një, shekulli pa ujë

( Ju lutem zotëri më falni një pikë ujë…)

Migjeni ky uragan i letërsisë shqipe na rrëfeu zinë e bukës me novelëzen”Legjenda e misrit” në folenë e shqipeve.Sot, në shekullin njëzet e një, qytetarët e Strugës me rrethinë duhet të shpallin zinë e ujit.Apoteozë e këtij shekulli në qytetin e ujtë(Strugë) është uji.Të jetosh në një vend të bekuar nga Perëndia me male,liqe e dri e lumej e të mos kesh ujë është absurde, e pa kapshme për trurin e një njeriu me shëndet mendor.
Nuk e di, deri ku shkon përgjegjësia dhe ndergjegjja e vrarë e udheheqjes politike komunale.Nuk e di a ekziston fare kjo ndergjegje në trurin e tyre të etshëm për të gllabëruar.
Ujë,ujë,ujë….është refreni që përsëritet në çdo vendbanim në qytetin tonë të ujtë.
Gogozheli qytetit fare s’çan kokën.”Rri e hesht e në heshtje qesh e tallet me kopenë popull që vuan për pak ujë ashtu si malësori i Migjenit për një kokërr misër”
Na falni të dashur mërgimtarë që me padurim e pritni ardhjen në vendlindje dhe uji, kjo apoteozë e shelullit të ri ua vështirëson rehatinë në vendlindje.
Shekulli njëzet e një është shekulli i apoteozës së ujit në rrethinēn e qytetit të ujtë(Strugës).StrugaLajm

DINI MUÇA

In : Aktuale

Loading...
loading...