Ju po krëcënoni mësimdhënësit!

Ismail Ibishi, profesor, shkruan:

Ju po krëcënoni mësimdhënësit!

Sot s’ka hapësirë për të shprehur lirinë e fjalës, e hiç më pak për të grevuar e cila është një e drejtë e garantuar me kushtetutë.

Ju po shkoni skajshmërisht më larg, po përbuzni e nënçmoni edhe mësimdhënësit që me dije e djersë diplomuan rekur e përkushtuar në misionin e tyre të shenjtë, arsimimin e gjeneratave të reja e që ne si shoqëri të lëvizim brenda kornizave edukativo-arsimore për një fushë më të ndritur pamore.StrugaLajm

Ju që trumbetoni e luani rolin e të fortit dhe tê viktimës për të mbuluar dështimet tuaja në fushën e arsimit e cila menaxhohet përplot dy dekada nga ju.

Me metodat krahasimore shkuat edhe më larg, krahasuat mesataren e Bashkimit
Evropian dhe të rajonit me vendin tonë, por harruat të cekni se si trajtohen dhe punësohen mësimdhënësit e të njëjtave vende ku ne plot tri dekada aspirojmë e mbetemi në vendnumëro, si rezultat nga mungesa e kuadrit adekuat e cilësor.

Për të kapur majën e absurditetit, mendoni që të gjithë janë ushtarë – mercenarë të subjektit tuaj, që me dije e pa dije, diplomuan që për këto dy dekada, vërshuan në të gjitha poret e arsimit fillor e të mesëm e hiç më pak kapën e përkapën edhe postet udhëheqëse arsimore.

In : Aktuale

Loading...
loading...