Ka arritur në Shkup aeroplani / Brenda ka udhetarë me simptoma të Koronavirusit

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sonte në konferencë për shtyp kumtoi se të hënën një aeroplan nga Brukseli, i cili sipas informatave kishte shtetas të Maqedonisë së Veriut me simptoma, ateroi në aeroport dhe se për momentin të gjithë udhëtarët po kontrollohen.

Ata që kanë simptoma do të dërgohen në Klinikën e Sëmundjeve Infektive për t’u bërë testime, dhe të tjerët do të presin në aeroport derisa të arrijnë rezultatet e udhëtarëve të dyshimtë.StrugaLajm

“Pas kësaj sonte ne do të vendosim çka do të bëjmë – nëse njërës pjesë të pasagjerëve sipas orarit të uljes, do t’ju vendoset masa e izolimit shtëpiak, ose do të vendoset në këto objekte ku është organizuar izolimi. Kjo do të vendoset kur të vijnë rezultatet, kur të shohim nëse ata njerëz janë të sëmurë apo jo. Ndoshta ata e kanë gripin e thjeshtë”, theksoi Filipçe.StrugaLajm

Në lidhje me grupin e shtetasve të Maqedonisë së Veriut, të cilët kishin ngujuar në kufi dhe po prisnin të ktheheshin në vend përmes vendkalimit kufitar Deve Bair, Filipçe informoi se dhjetëra persona kishin mbërritur dhe janë dërguar në vend për izolim, ndërsa me siguri pas orëve të mbrëmjes do të arrijë edhe pjesa tjetër.

In : Aktuale

Loading...
loading...