Ka ndërruar jetë Bekim Vinca kryetar i SHKA “Shpresës” të Veleshtës

Ka ndërruar jetë Bekim Vinca nga Veleshta e Strugës. Vinca prej disa vitesh drejtonte SHKA “Shpresa” të Veleshtës. Gjithashtu si pjesë e Këshillit të Festivalit “Këngë Jeho” në Strugë kontriboi që ky eveniment kulturor i shqiptarëve në Maqedoni të ketë vazhdimësi. Bekim Vinca si kryetar i SHKA “Shpresës” arriti që këtë organizëm kulturor të tabanit popullor ta mbaj aktive dhe kompetitive në shumë festivale në trevat shqiptare dhe më gjerë. (Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...