Ka ndërruar jetë Flora Sela-Kastrati një nga intelektualet e njohura të Strugës

Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë Flora Sela-Kastrati një nga intelektualet e njohura nga Strugë.Varrimi i të ndjerës bëhet sot në ora 13.00 në varrezat e qytetit të Strugës.
Flora Sela- Kastrati lindi në Strugë më 6 Gusht 1961. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje. Studimet Filozofi – Sociologji në Universitetin e Kosovës në Prishtinë, në fakultetin Filozofik. Në Universitetin e Zagrebit (Kroaci), me sukses e mbaroi temën e magjistraturës “Pikëpamjet e Korshit mbi historinë” dhe fitoi titullin Magjistër I shkencave shoqërore – humanitare nga filozofia bashkëkohore. Gjatë vitit akademik 2000-2001, ka kryer specializimin në Institutin Ndërkombëtar për administrat publike në Paris (Francë) në lëmin e administrates publike dhe diplomacies.

Në vitin 2007 e mbrojti tezën e doktoraturës në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” , në Institutin për kërkime Sociologjike Politike e Juridike, në temën “Zhvillimi i demokracisë locale dhe bashkëpunimit ndërkufitar sipas standarteve të këshillit të Evropës”. Flora Sela – Kastrati e zotëronte rrjedhshëm gjuhën angleze dhe gjuhën frënge, ndërsa në periudhën prej vitit 1982-1992 ka punuar si asistente, e më vonë si ligjëruese në Fakultetin Filozofik, Universiteti I Prishtinës. Nga viti 1994-1997, Flora Sela- Kastrati ka punuar si mësimdhënse e filozofis në Universitetin e Tetovës, Fakulteti Pedagogjik. Në vitin 1999-2005 ka punuar në Ministrinë e Pushtetit Lokal në Shkup, në pozitën e shefit të kabinetit dhe ka ushtruar detyrën e udhëheqsit të Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ka qenë përfaqësuese e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në Komitetin e përhershëm për demokraci lokale dhe rajonale si dhe përfaqësuese në Paktin për Stabilitet në kuadër të tryezës së parë të rrumbullakët Demokracia dhe të drejtat e njeriut. Flora Sela-Kastrati ka publikuar artikuj të ndryshëm shkencorë nga fusha e Filozofisë, Sociologjisë, Etnokulturës, për të mos përmendur numrin e panumurt të botimeve mbi Barazinë Gjinore, si dhe një numër të punimeve të ndryshme që prekin tema aktuale si dhe ka marrë pjesë në Seminare dhe konferenca të ndryshme ndërkombëtare. StrugaLajm

Përveç botimeve shkencore ka botuar edhe tre libra me poezi në gjuhën Shqipe dhe frënge: Entre l’amitie et l’amour e përkthyer edhe në gjuhën shqipe(2003), Heu po më çmend ky infusion (2007) dhe Vazhdoj ta kërkoi tëne Sërmen (2009). Ka punuar si mësimdhënëse e lëndëve Filozofike dhe Socilogjike në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Fakultetin Filozofik dhe në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës.StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...