Ka vdekur kryetari i Ohrit Jovan Stojanoski

Ndërroi jetë Kryetari i Ohrit, prof.dr. Jovan Stojanovski, sipas informatave ai nuk kishte ndonjë problem shëndetësorë, dhe jo zyrtarisht shkaku ishte një sulm në zemër. Sipas informatave paraprake, ai vdiq derisa ishte duke u dërguar nga Spitali i Përgjithshëm në Ohër në Institutin e Kardiologjisë.
Mandati i tij, si kryetar i Bashkësisë së Ohrit filloi më 20 tetor 2017, pasi fitoi raundin e parë të zgjedhjeve lokale në vitin 2017.
Stojanovski është autor i një numri të konsiderueshëm të punimeve dhe artikujve në fushën e Marketingut, si dhe pjesëmarrjen aktive në shumë seminare, konferenca dhe kongrese vendore dhe ndërkombëtare.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...