Kaba nga Veleshta: Ne do të fitojmë sepse kështu duan shqiptarët e Strugës

 

Garip Kaba, she fi shtabit zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët në Strugë, gjatë takimit të mbrëmshëm me shtabin e Veleshtës, iu drejtua të pranishmëve duke i falenderuar për angazhimin dhe përkrahjen e madhe që ia dha Aleancës në zgjedhjet e fundit. Ai u sqaroi veleshtarëve se pse do të fitojë Aleanca në Strugë.
“Ne nuk hyjmë në lojëra të ndyra dhe nuk pranojmë tradhëtinë. Nuk pranojmë kompromise me maqedonasit, por do të fitojmë me votë të pastër. Do të fitojmë sepse kështu duan shqiptarët, kështu duan struganët. {do shqiptari iu dridh zemra më 27 Prill, ndërsa atyre që nuk ishin aty, iu drodh bishti. Më 115 Tetor Veleshta do ketë vetëm një kuti votimi dhe ajo do shkojë e gjitha për Ziadin Selën” – u shpreh Kaba para bashkëvendasve të tij.
Përndryshe Aleanca për Shqiptarët mbrëmë vizitoi disa shtabe zgjedhore në Komunë e Strugës. Aktivitetet e Aleancës vazhdojnë edhe sot në disa vendbanime tjera.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...