Kamerat kapin live hajdutët duke vjedhur një shtëpi në Strugë

Shtëpia e një qytetari të Strugës me banim në Zvicër ka qënë në shenjestër të hajdutëve .Ai për Strugalajm.com ka treguar se hajdutët pasi janë futur në shtëpi në të cilën në atë momentë nuk ka patur asnjeri kanë vjedhur ar dhe para në lartësinë e 10 mijë eurove.Qytetari tregon se kamerat kanë pikasur dy persona që duket se bashkëpunojnë njëri me tjetrin .Ndërkohë njofton se të gjithë ata që do ndihmojnë për zbardhjen e kësaj vjedhje dhe njohin identitetin e hajdutëve do shpërblehen.Mërgimtari informon se regjistrimet e kamerës i janë dorëzuar policisë prej të cilës kërkon ta zbardhi rastin.Ndërkohë pas kalimit të procedurës të njëjtat do publikohen në media.(Strugalajm.com)

StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...