Kamioni rrënon kabinën për kontrollin e pasaportave në vendkalimin Tabanoc

Një kamion me targa të Radovishit mbrëmë nga pakujdesia ka rrënuar kabinën për kontrollin e pasaportave në pikën kufitare Tabanoc.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19, kur mjeti transportues i drejtuar nga 55 vejçari nga Radovishi ka goditur konstruksionin e çatisë së kabinës së kontrollit të pasaportave dhe e ka dëmtuar plotësisht. Nga thyerja e xhamave, polici kufitar në kabinë ka pësuar lëndime në dorë. Ai menjëherë është dërguar në Spitalin e Kumanovës, thuhet në raportin e policisë.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...