BLENDI PETROL
Rajoni

Kanceri në Kosovë po rritet – a është kjo pasojë e luftës

Numri i të prekurve me kancer ka shënuar rritje në Kosovë. Fillimisht u besua se i gjithë ky numër ishte rezultat i luftës dhe uraniumit të varfëruar. Por, një gjë e tillë po kundërshtohet nga onkologët e Kosovës. Sipas tyre, uraniumi i varfëruar ka marrë konotacion politik në vend, dhe sipas njohësve të çështjeve të sigurisë lidhur me këtë fakt po thonë se Serbia po bën propagandë.

Menjëherë pas përfundimit të luftës se armatosur të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Sigurimit, Bernard Kouchner kishte vizituar kampet në të cilat është dyshuar se ka uranium të varfëruar.

Rritja e numrit të prekurve lidhet duket se lidhet me luftën e fundit që është bërë në Kosovë. Protagonist, për fatin e tij të keq, ishte një ish-rreshter major italian, 38 vjeç, nga Filadelfia. Ushtaraku gjatë kohës sa po i shërbente NATO’s në Kosovë u sëmur një lloj tumori i qelizave të gjakut.

Është vërtetuar se shkaku i sëmundjes është uraniumi i varfëruar. Përpos këtij rasti edhe dyshime të tjera janë ngritur se Uraniumi i varfëruar mund të jetë njëri ndër shkaktarët kryesor të sëmundjeve të kancerit në vend.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button