Kandidati i VMRO-së Jovanovski: Me mua s’ka më “Kërçova ka qenë dhe do të jetë shqiptare”!

Kandidati i VMRO-DPMNE për komunën e Kërçovës, Aleksandar Jovanovski ka apeluar për përkrahje masive, duke thënë se s’ka më parullë “Kërçova ka qenë dhe do të jetë shqiptare”, por ajo është e të gjithëve.

Ai këtë e ka theksuar ditë më parë përmes rrjeteve sociale, duke faleminderuar mbështetjen që ai doli i pari me vota në Kërçovë në raundin e parë, para Fatmir Deharit nga BDI.

” Fillimisht dua të falënderoj kërçovarët. Për të gjithë ata që në mënyrë të qetë dhe dinjitoze dolën në zgjedhje dhe kështu kontribuan që komuna jonë të mos kujtohet si tufë e një partie, por si një komunë që meriton një të ardhme të ndritur dhe evropiane.

Falenderime të veçanta për ata që përkundër gjitha urdhrave dhe presioneve treguan guxim dhe këmbëngulje dhe dhanë votën e tyre për opsionin e duhur “Kërçova para se gjithash”
Me këtë rast dëshiroj t’i përgëzoj të gjithë ata, e veçanërisht bashkëkombësit tanë shqiptarë, të cilët treguan guxim të madh dhe kundërshtuan grinë politike të ngjyrosur në të gjelbër, e cila ka sunduar Maqedoninë për 20 vjet me keqpërdorimin e demokracisë, kombit dhe fesë. Guximi dhe drejtësia janë ndër virtytet më të mëdha të njeriut. Virtyte që çdo fe, çdo komb dhe çdo vizion mund t’i njohë. Dua që të gjithë ta dini se unë dhe ekipi im nuk po luftojmë që Kërçova të jetë bastion i një kombi, apo i një opsioni politik, siç po përpiqen ta paraqesin kundërshtarët tanë politikë nën sloganin “Kërçova ishte dhe do të mbetet shqiptare.”StrugaLajm

Të nderuar qytetarë të Kërçovës! Ne po luftojmë që Kërçova të mbetet Kërçovë. T’u përkasin maqedonasve, shqiptarëve, turqve, romëve, vllehëve dhe gjithë të tjerëve që jetojnë në të”, ka shkruar ai.(INA)Shpërndaje

In : Aktuale

Loading...
loading...