Kaosi në Kuvendin e Shqipërisë, tavolina përfshihet nga flakët pas ndezjes së flakadanëve

Në nisje të seancës Parlamentare, e cili zgjati pak minuta, deputetët e opozitës ndezën tymuese sapo kryeministri Edi Rama hyri në sallën e Kuvendit.

Flakadanët ishin futur në çantën e një prej ligjvënëseve të opozitës dhe më pas deputetët ia shpërndanë njëri-tjetrit në sallë duke i ndezur.

Tymi pushtoi sallën, por kjo nuk e ndaloi mazhorancën që të miratonte me 73 vota pro, projektligjin për buxhetin 2024 pa debat e diskutime.StrugaLajm

Ndërkohë nga ndezja e flakadanëve, një prej tavolinave u përfshi nga flakët ndërsa Garda ndërhyri për shuarjen e flakëve.

In : Aktuale

Loading...
loading...