Kapen me drogë në Strugë dy persona

Zyra e jashtme për çështje kriminale Strugë ka paraqitur një kallëzim penal kundër një personi 28-vjeçar nga Ohri për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

– Më 29 mars 2024, në Strugë, zyrtarët policorë kryen një kontroll në një automjet në pronësi të të dyshuarit, ku u gjet dhe konfiskua marihuanë, informojnë nga MPB.

Në një rast tjetër, NJPB-Strugë paraqiti një kallëzim penal kundër një personi 46-vjeçar nga Ohri për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Gjatë kontrollit të kryer në rrugën “Risto Krle” në Strugë, zyrtarët policorë nga Departamenti për tregtinë e ndaluar me drogë në NJPB-Strugë gjetën dhe konfiskuan marihuanë. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...