Kapet drogë e bër gati për kufi

Me datë 08.12.2019 sipas një plani të hartuar më herët Qendra Rajonale Perëndim , Seksioni për Kriminalitetin Ndërkufitar, shtetasit e huaj dhe Rriatdhetësim-Ohër, në afërsi të fshatit Kazhan para udhekruqit për fshatin Gjavatë, te Manastirit    është ndaluar automjet i tipit Opel Vektra me targa RE-6182-AB ngjyre e zezë e drejtuar nga shtetasi M.V(43) dhe si bashkëudhetar T.M(36) të dy nga R.e Shqipërisë. Gjatë kontrollit të automjetit në pjesën e pasme të automjetit janë gjetur dy canta  pëlhure të zeza në të cilat ka pasur 27 kg marihuanë e përgatitur për ta transportuar në Greqi.

Pas dokumentimit të rastit Qendra Rajonale Perëndim do të ngrejë aktakuze penale për  kryerjen e veprës penale “prodhim të paligjshëm dhe shitje të lendeve narkotike dhe substancave psikotrope”.

Zëdhenëse e Sektorit për Punë të Brendëshme Ohër StrugaLajm

Merlina Islami

In : Aktuale

Loading...
loading...