Kapet me 18 milion euro kokainë, 16 vite burg shqiptari

Me 16 vite burgim është dënuar nga gjykata e Bolzano-s në Itali një 37-vjecar shqiptar me iniciale G.E., 2 vite më pak se sa kishte kërkuar prokuroria.

Më 20 Janar të vitit të shkuar, ai u arrestua në Brennero së bashku me një tjetër shqiptar, pasi u kapën me 93 kg kokainë të pastër, që vlerësohej 18 milion euro, raportojnë lokale.

Shqiptari tjetër, M.A., 42 vjeç, për shkak të një defekti formal ishte lënë i lirë, por sot, gjykatësi Emilio Schonsberg ka vendosur për të rihapjen e gjykimit: Procesi do të nisë më 2 tetor.StrugaLajm

Kokaina ishte e fshehur te goma rezervë e një makine tip “Ford Kuga” me targa gjermane, me të cilën lëviznin shqiptarët, në kufi me Austrinë.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...