Kapet me 5 kg drogë 37 vjeçari në mes të Shkupit

Një 37 vjeçar privohet nga liria
MPB-ja njofton se të Premten në mbrëmje zyrtarë të Policisë Kriminale – Sektori për tregti të palejueshme me drogë, armë dhe materie të rrezikshme në Shkup kanë privuar nga liria 37 vjecarin (A.O) nga Gostivari. Sipas policisë, tek ai janë gjetur rreth 5 kilogram heroinë me vlerë rreth 200.000 euro.

Gjatë kontrollit të cantës është gjetur heroina, e paketuar në 9 paketime. Gjësendet e gjetura janë konfiskuar, A.O është privuar nga liria dhe në Prokurorinë kompetente Publike Shkup do të ngritet kallëzim adekuat penal për veprën e kryer penale sipas Nenit 125.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...