Kapet super-hajduti me 127 banesa të vjedhura në Maqedoni

Policia ka kapur një hajdut që vetëm për pesë muaj, ka kryer 127 vjedhje.

38 vjeçari nga qyteti i Kavadarit, është kapur në shtëpinë e tij të përkohshme në Prilep, dhe aty janë gjetur një mori gjësendesh që janë vjedhur gjatë këtyre muajve të fundit, kryesisht nëpër banesa. Ai madje kishte mësuar teknikën e hapjes së dyerve të blinduara, por edhe atyre klasike me cilindër. Hajduti ka vepruar në më shumë qytete të Maqedonisë, njofton Shenja.

Më së shumti ka bërë vjedhje në banesat e Manastirit, gjithsej 31. Por 31 vjedhje i ka bërë edhe në rajonin e Ohrit. Në Shkup ka vjedhur 19 banesa. Në rrethinën e Strumicës ka kryer 12 vjedhje. Në rajonin e Shtipit poashtu 12. Ka vjedhur edhe në katër banesa në Kumanovë. Përveç vjedhjeve, i dyshuari I.S ka tentuar ta vrasë edhe femrën e tij e cila i ka kumtuar se është shtatzënë.StrugaLajm

Në atë moment ai ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur vajzën në bark, por nuk ka informata nëse vajza dhe foshnja e saj janë ose jo në rrezik jete pasi ngjarja kishte ndodhur tre muaj më parë. I dyshuari gjatë ditës do të nxirret para gjykatësit të procedurës paraprake në Veles por paraprakisht në bisedë me policinë, ai i kishte pranuar të gjithë veprat për të cilat dyshohet. Ai kishte qenë banor i rregullt i burgut edhe më parë. Hera e fundit që kishte qëndruar në burg ishte gjatë vitit të kaluar.

In : Aktuale

Loading...
loading...