Karvani strugan që ngriti Vlorën në këmbë

Sejmen Gjokoli

Nga cikli: “100-Vjetori në sytë e mi”StrugaLajm

VIII. STRUGA NË VLORË

Karvani strugan që ngriti Vlorën në këmbëStrugaLajm

Nga shfaqiet më të veçanta e më spektakolare gjatë ditëve të festimit mbarëkombëtar të 100 – Vjetorit të Pavarësisë Kombëtare në Vlorë ishte dhe mbetet demostrimi i Strugës.
Them Struga mbasi ay organizim kishte kaluar nga individët tek një popull i tërë.
Askush tjetër qytet apo fshat, trevë apo krahinë nuk mundi të zbresë ato ditë nëntori më vrullshëm e më të organizuar deri në detaje skenash e mizaskenash publike sa e si Struga.
Një organizim i tillë deri në detaje, kuruar çdo gjë si në një skenë të madhe natyrore as mund të mendohej.
Struga në Vlorë për 100 vjetor përmes karvanit Kombëtar pruri as më pak e as më shumë por teatrin më të madh historik me personazhet më të mëdhenj të historisë ushatrake e politike të kombit shqiptar.
Jo vetëm plaku i urtë Ismail Qemali por edhe karrocieri me kalë e me qerre erdhën qysh prej andej ku zë nisjen Drini i Zi.
Në krahë të Ismail Beut, ashtu madhështorë do të shfaqeshin edhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu e Adem Jashari, shoqëruar me njëqind struganë, të shumtët të veshur me kostume tradicionale kombëtare, mes tyre kryetari komunal Ramiz Merko.
Po si lindi e si u mbrujt ky teatër gjigand i pa parë kund më përë e me siguri as do mund të shikohet edhe për nja 100 vjet.
Tregon protagonist i realizimit të kësaj performance sa madhështore e patriotike po aq edhe artistike, aktori e shqiptari i madh, Xhevat Limani, “Skënderbeu” i cili e ndan jetën midis Trojeve shqiptare dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës:

  • Kisha ardhë për ca ditë në Strugë dhe në një ditë shtatori, në shoqëri me mikun tim, regjisorin Andonis Filipi ndaluam për të drekuar tek restoranti “Dredhëza” i njohur për gatimin e troftës së Liqenit.
    Na priti pronari Ajrush Miftari dhe më pas na u bashkua edhe Agim Dauti, të dy burra të njohur për atdhetari e patriotizëm. Nisëm bisedën dhe po vreja se gjithëshka po merrte një kahje që unë e dëshiroja e kisha kohë që e ëndërroja.
    Ata kërkuan që të bëjmë diçka të veçantë e të bukur për të nderuar qytetin buzë Liqenit që krenohet me Ilirikumin, pasi aty në dredhje të Drinit të Zi, Kadmi dhe Harmonia, lindën djalin e tyre Ilirin që filizat pasardhës u mësuan të fluturojnë të lirë si shqiponja që Shqipëria të jetë Kryezonja.
    Më ngacmoi menjëherë kjo kërkesë e miqve të mi dhe vetëtimthi po më krijoheshin para syve mizanskenat.
    Në Vlorë duhej shkuar me evokimin dhe simbolikën e shqiptarisë në shekuj po edhe me simbolet e kohës tonë.
    Aty për aty mu ravijëzuan e më dolën përpara sysh tri nga figurat më të mëdha të Kombit: Skënderbeu, Ismail Bej Vlora dhe Adem Jashari.
    Si të ishim në një kuvend, u pleqërua dhe të gjithë ramë dakort për për ndarjen e rolevë që do prinin karvanin.
    Figurën e Skënderbeut e kisha vetë mbasi në kuadrin e kremtimit të 100 vjetorit, në teatrin shqiptar të Amerikës atë kohë kisha në process shfaqien “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” të cilën e kisha paraparë ta prezantoja edhe në Tiranë – Prishtinë e Shkup.
    Ndërkohë po në Amerikë, jo shumë kohë më parë, kisha përgatitur shfaqjen “Adem Jashari” me interpretues aktorin Pajazit Murtishin dhe ky do të ishte Ademi që na duhej.
    Na duhej të përzgjidhnim edhe Ismail Qemalin, kryeheroin e spektaklit. Diskutuam të gjithë dhe u mendua të jetë atdhetari Ylli Hana.
    Ajrushi dhe Agimi propozuan që për qerrexhi të Plakut të urtë të Pavarësisë të vijë Azmi Alushi bashkë me karrocën e tij.
    Kaq u desh dhe më pas filluan parapërgatitjet dhe kontaktet me Bashkitë dhe Prefekturat e Elbasanit, Fierit dhe Vlorës. Idea e realizimit të rrugëtimit do t’u dedikohej tetë burrave përfaqsues nga Struga dhe Ohri të cilët 100 vjet më parë do të gjëndeshin në Vlorë në ditën e shpalljes së Pavarësisë ku tre prej tyre, Dr Murtezan Ali Struga, Dr Nuri Sojliu dhe Zudi bej Ohria edhe firmëtarë të Aktit e Shpalljes së Pavrësisë.
    Këto na tregon Xhevat Limani ky aktor i madh i skenës kombëtare, ky personalitet i shquar i artit dhe kulturës me kontribute të jashtëzakonshme në të gjitha trevat shqiptare.
    Duke parë me sytë e mi e duke shoqëruar karvanin strugan në të gjithë intenerarin e përshkruar në rrugët e Vlorës menjëherë pas hyrjes së tyre në qytet, për të mësuar më shumë për rrugëtimin prej Struge mu desh të shikoj përmes regjistrimeve filmike pjesë e dokumentarit të realizuar po nga Xhevat Limani titulluar: “Struga, liri e ëndërruar”.
    Një organizim vërtet i rrallë, deri mahnitës, jo vetëm për nga masiviteti por edhe detajet e rrugëtimit.
    Një manifestim rrugëve të Strugës sa festiv por po aq edhe për të kolauduar “bazën material” e rekuizitën e marrshimit do ti paraprinte të nesërmes që do të bëhëj nisja drejt Vlorës.
    Ora 06 e mëngjezit të datës 26 nënëtor 2012 do të shënonte nisjen e struganëve drejt kryeqendrës së festës së madhe.
    Një ndalesë dhe pjesëmarrje në aktivitetin festiv në Elbasan, sipas programit të koordinuar më parë me bashkinë e qyetit pastaj nisja për rrugë drejt Fierit.
    Këtu do të priteshin nga bashkia e këtij qyteti të cilët i pritën si vëllezër të çmuar duke hapur zemrat po edhe mikpritjen tradicionale shqiptare për të kaluar darkën dhe orët e mbetaura të asaj nate…
    Kryetarët e bashkive Elbasan e Fier, respektivisht Qazim Sejdini e Baftjar Zeqaj në pritjet ceremonial të organizuara do të pranonin edhe Flamurin Kombëtar, prurë si simbolikë prej Struge.
    …Duhet të ketë qenë ora 10 e datës 27 kur po ecja drejt Sheshit të Flamurit drejt të cilit po shkonin edhe disa prej Ansambleve folklorike që gjendeshin ato ditë në Vlorë.
    Ndodheshim pikërisht të Sheshi i Xhamisë kur Fanoli, operatori që në ato ditë lëvizte pranë meje më thotë të kthej kokën nga rruga hyrëse për në Bulevardin Vlorë-Skelë, aty ku kthesa ja lë vendit rrugës së drejtë e përballet me kodrën e Kuzun Babasë .
    Karvanit të përskuqur nga flamujt kuq e zi i printe karroca që mbante Ismail Qemalin e pas tij ecnin madhështor Gjergj Kastrioti Skënderbeu e Adem Jashari. Pas tyre plot njëqind struganë me veshje tradicionale, të gjithë me plisa të bardhë e me flamur në dorë.
    Pamje e jashtëzakonshme, thua se të tria këto figura emblematike kishin mbirë edhe një herë nga dheu.
    Shpejt i thashë operatorit dhe porosita që ansamblet e nisura drejt Sheshit të ktheheshin drejt Skelës për tu bashkuar me karvanin strugan.
    Një panoramë e pa imagjinueshme, krejt e pa zakontë ay mixsim i ndodhur mes manifestuesve të ardhur nga Struga dhe rreth pesëqind festivalistëve me kostume kombëtare të cilët dy ditë më parë pikërisht në Sheshin e Flamurit kishin nisur Festivalin Mbarëkombëtar të Folklorit dhe që do të qendronin në Vlorë deri në ditën e 100 vjetorit.
    Shpëtim Gjika, Kryetari i Bashkisë në pa mundësi për tu shkëputur nga axhenda protokollare e asaj dite tejet të mbingarkuar të 27 nëntorit do të dërgonte për pritje e shoqërim deri në Shtëpinë Muze të Pavarësisë në Skelë, Zv. Kryetarin Arben Beqiri.
    Sakaq karvani strugan futet në Bulevardin Vlorë – Skelë që mban emrin e Ismail Qemalit, Burritt ë madh të Pavarësisë dekoruar fund e krye me simbolin kuq e zi.
    Në shoqëri e mbarapa struganëve të prirë nga tre burrat ikona të kombit vërshojnë nën ritmin e cyrlave e tupanave të dymbëdhjetë trupat e ansambleve folklorike nga Gostivari, Shkupi, Kaçaniku, Mitraovica, Drenasi, Prizreni, Zhuri, Tuzi etj.
    Një det i tërë me ngjyra mbushin cep më cep bulevardin e madh të Vlorës.
    Duket se në bulevard janë bërë bashkë Drini i Zi dhe Deti.
    Hare, ritme, këngë, valle,ngjyra e flamuj, duartrokitje e brohoritje të pa ndërprera në një spektakël i jashtëzakonshëm lëvizës drejt Skelës, Muzeut Kombëtar të Pavarësisë.
    Nga qerrja me kuaj e Azmi Alushit, Plaku i Vlorës Ismail Qemali (Ylli Hana) përshëndet pa rreshtur me dorë.
    Pa tij e para karvanit, tanimë të shndruar në një lumë të madh njerëzor, hierëndë e madhështorë, marrshojnë dy nga simbolet qëndrestare të kombit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (Xhevat Limani) e Adem Jashari (Pajazit Murtishi).
    Në Sheshin “Pavarësia” në Skelë, vetëm pak metra nga buza e detit, aty ku Qeveria e Ismail Qemalit pati selinë, një tjetër shfaqie e pa zakontë, një spektakël i pa ndodhur ndonjë herë më parë.
    Të ngjante se atë moment Vlora ishte bërë me dy detë ku njëri, ay njerëzori, I veshur me ngjyra të lloj-llojshme kishte mbështjellë shtëpinë e Flamurit Kombëtar.
    Pikërisht këtu, në mbyllje të rrugëtimit, do të zhvillohet edhe ceremonia e dorëzimit të misionit ku përfaqësuesit të bashkisë së Vlorës, Beqiri, nga patrioti Nazmi Mazari, babai i komandant Strugës, ju dorëzua Flamuri Kombëtar ndërsa Vait Hajro do ti dorëzonte flamurin e qytetit të Strugës.
    Vizita në Shtëpinë Muze të Ismail Qemalit do ti jepte fund edhe këtij marrshimi e manifestimi të jashtëzakonshmëm të struganëve në 100 vjetorin e madh të Pavarësisë Kombëtare Shqiptare.
    Faleminderit, Strugë, në breza u’a paçim hua!

shënim: gjatë këtij muaji, në vazhdim,në vigjilje të 110 vjetorit, do të publikojmë të tjera shkrime nga libri në proces: ” 100-VJETORI NË SYTË E MI”

In : Aktuale

Loading...
loading...