Kasami me Lazim Destanin: Stadiumi po bëhet

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka takuar sot pronarin e kompanisë Ecolog, Lazim Destani, për të diskutuar lidhur me projektin e stadiumit të ri të Tetovës.

“Sot pata kënaqësinë të takohem me pronarin e kompanisë Ecolog, Lazim Destani, për të diskutuar lidhur me projektin e stadiumit të ri të Tetovës.

Përkushtimi ynë ndaj përgjegjësisë që kemi marrë po i vjen fundi. Çdo gjë tash më është gati dhe bashkë ja arritëm që të jetësojmë një projekt madhor i cili do të jetë simbol i ri për qytetin tonë.StrugaLajm

Ndërtimi i tij përfaqëson një investim në të ardhmen e rinisë sonë dhe një përkushtim për standarde më të larta në mirëqenien dhe progresin e qytetit.

Tetova meriton një stadium që pasqyron vitalitetin, pasionin për sportin dhe ambiciet për përparim!

STADIUMI po bëhet!”, ka shkruar Kasami.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKasamiBilall%2Fposts%2Fpfbid02Wi15xNprA3JroV4CKUqfKEvQbLGvihCimw3K2gsX1vFtrDd8c1jSA3d6MeUnAiehl&show_text=true&width=500

In : Aktuale

Loading...
loading...