Kasami: Në zgjedhjet lokale VLEN do të shkojë si kooalicion

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot tha se koalicioni VLEN ka krijuar trupa në mes partive që janë pjesë e koalicionit, të cilët bëjnë koordinim të aktiviteteve para zgjedhjeve lokale.

Sot para mediave Kasami ka thënë se në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vitin e ardhshëm ata do të marrin pjesë si koalicion VLEN dhe pastaj do të diskutojnë mundësitë për t’u shkrirë në një parti politike.

“Në këtë periudhë deri në zgjedhjet lokale jemi duke ndërtuar trupa të përbashkët të VLEN-it që bëjnë koordinimin e të gjitha aktiviteteve duke qenë pjesë e qeverisë. Besoj që kushtet më të përshtatshme për të pasur organizim ose strukturë të përbashkët politike do të jenë pas zgjedhjeve lokale kur edhe do të shohim edhe si VLEN, por edhe si pjesëmarrës në këtë koalicion ku jemi dhe si jemi dhe a kemi potencial që të jemi bartës të proceseve të rëndësishme”, tha Kasami.StrugaLajm

Ai shtoi se në këtë fazë ka koordinim shumë të mirë të aktiviteteve dhe besojmë që deri në zgjedhjet lokale do të jemi në këtë fazë, pasi është e rëndësishme që të motivojmë strukturat partiake dhe të mos i shkrijmë ato.

“Në zgjedhjet lokale besojmë që do të kemi rezultat pozitiv dhe atëherë do të krijohen kushtet për t’u bashkuar si strukturë e vetme politike. Ne jemi të hapur edhe për parti dhe nisma dhe organizata tjera”, shtoi në fund Kasami.

In : Aktuale

Loading...
loading...