Kasami: Një ditë do të kemi kryeministër shqiptar, por assesi nga radhët e BDI-së

Pas përgjigjes së kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev ndaj partnerit qeverisës Ali Ahmeti lidhur me “kryeministrin shqiptar”, tani me prononcim doli gjithashtu edhe partneri i ardhshëm i Zaevit, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Siç shprehet i pari i Besës, dështimet e 18 viteve qeverisje nuk mund të mbulohen me siç thotë, “një grusht miza”, për kërkesa ai konsideron se janë të definuara me ligj.

Ai thotë se ideja e Ahmetit për kryeministër shqiptar në këto rrethana, është ide populiste dhe vetëm për përfitime politike. Kasami konsideron se kjo kërkesë e Ahmetit më tepër ngjanë si arsyetim se BDI do të shkojë në opozitë dhe që para votuesve të arsyetohet se “nuk na dhanë kryeministrin dhe ne duhet të dalim në opozitë”.StrugaLajm

Kasami shprehet se në të ardhmen nuk do të thotë se nuk do të ketë kryeministër shqiptar, por se ai siç pohon, nuk do të jetë asnjëherë nga radhët e BDI-së.

In : Aktuale

Loading...
loading...