Kasami takohet me kryeministrin e Turqisë

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe njëkohësisht kandidat për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka udhëtuar drejt Turqisë ku ka zhvilluar një takim me kryeministrin turk, Binali Yıldırım. Delegacioni i lartë i Lëvizjes Besa i kryesuar nga kryetari Bilall Kasami, i shoqëruar nga Asaf Ademi, kandidat për komunën e Gostivarit, ishin të ftuar special të kryeministrit të Turqisë, Binali Yıldırım në ceremoninë e hapjes së terminalit të ri të aeroportit të Çanakalasë.

“Kjo ishte një mundësi e mirë që me kryeministrin e Turqisë të bashkëbisedojmë për zhvillimet e fundit në Maqedoni si dhe për përkrahjen e vazhdueshme të Turqisë për shqiptarët e Maqedonisë. Kryeministri vlerësoi kontributin e Lëvizjes Besa, si një lëvizje e re politike, e cila në mënyrë dinjitoze përfaqëson shtresën e re intelektuale të shqiptarëve të Maqedonisë”, deklaroi kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...