Kasami tregon se në cfarë rasti Besa futet në qeveri

Kasami: Besa hyn në qeveri pa kushte, nëse BDI rrezikon shumicën e Zaevit për shkak të luftës kundër krimit
ByLajmPress5E postuar më 08-12-2017, 14:36 Bilall-Kasami-tubim-780×439

Nevojitet ndriçim i plotë i të gjitha indikacioneve nga të ashtuquajturat “bomba”, pa marrë parasysh përkatësinë partiake të autorëve të veprave penale, vlerësojnë nga Besa, raporton radio Evropa e Lirë. Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami deklaroi se pushteti duhet deri në fund t’i ndriçojë ngjarjet me indikacionet për krime të qeverisë së kaluar dhe se është me rëndësi që të mos tolerohen individët e BDI-së, për të cilët ata vlerësojnë se janë kriminogjenë, si rezultat i koalicionimit me VMRO-DPMNE-në.

“Ky pushtet duhet të pastrojë me krimin e pushtetit paraprak. Ne i përshëndesim hapat dhe vendosmërinë e kryeministrit për të pastruar ato ndodhi, e veçanërisht ngjarjet e 27 prillit, që ishin njollë e zezë për demokracinë. Njëkohësisht jemi të vetëdijshëm se një pjesë e rëndësishme e asaj qeverisje kriminele është pjesë e kësaj qeverisje”, deklaroi Kasami, i cili ka qenë mysafir në intervistën javore të REL.

Nëse kryeministri edhe më tej e toleron BDI-në me të gjitha elementet për të cilët ne vlerësojmë se janë kriminogjenë, si rezultat i koalicionimit të tyre me VMRO-DPMNE-në, atëherë nuk do të ketë ndonjë krizë serioze në koalicionin qeveritar, thotë Kasami. Por sipas tij, nëse qeveria vazhdon me vendosmërinë për të pastruar me gjithçka që i ka ndodhur Maqedonisë, atëherë, siç thotë Kasami, mund të vijë deri te një krizë më serioze dhe DUI do të mendonte nëse do të mbetet në qeveri, transmeton Gazeta Lajm.

Kasami ka shtuar se nëse rrezikohet qeveria e Zaevit nga BDI, për shkak të luftës kundër krimit, Besa do të bëhet pjesë e qeverisë pa kushte.

“Nëse kryeministri do të tregohej i vendosur për të pastruar me krejt atë që i ndodhi Maqedonisë në dhjetë vitet e kaluara, sigurisht se mund të vihet në pikëpyetje pjesëmarrja e BDI-së në koalicionin aktual qeveritar. Nëse kjo sillet në pikëpyetje, si rezultat i vendosmërisë së kryeministrit, sigurisht se edhe ne do ta shqyrtonim pozicionin tonë dhe do të ndihmonim dhe do të ishim të kyçur në mënyrë më aktive në disa negociata që të jemi pjesë e qeverisë, pa kalkuluar se cilat pozita do të na takonin në qeverisjen e ardhshme”, deklaroi Kasami.

Ekspertët presin që Prokuroria publike në momentin kur do të jetë e kompletuar në tërësi për të filluar hetime për ndriçim të plotë të indikacioneve nga “bombat”, pa marrë parasysh përkatësinë partiake të autorëve të veprave penale.

“Nëse Qeveria dëshiron ta plotësojë premtimin e dhënë para qytetarëve për drejtësi për shkak të cilit edhe u zgjodh, kjo nënkupton që drejtësia të vlejë për të gjithë dhe të ndëshkohen të gjithë autorët. Kjo do të thotë se nëse ka autorë mes partnerëve të koalicionit, ata duhet të jenë objekt i proceseve gjyqësore”, ka deklaruar Marko Toshanovski nga Instituti për Demokraci.

REL rikujton se në të ashtuquajturat “bomba” që i publikonte kryeministri Zaev, që asokohe ishte lider i opozitës, mund të dëgjoheshin indikacione për involvim të funksionarëve të BDI-së me keqpërdorime të detyrës zyrtare, kurse para zgjedhjeve kishte akuza edhe për aferën Magjar Telekom.

In : Aktuale

Loading...
loading...