Katalizatorët e makinave në shënjestër të vjedhësve

“Një ditë të zakonshme ndizni makinën tuaj për në punë dhe dëgjoni një zhurmë të madhe. Kjo për shkak se u kanë vjedhur pajisjen e quajtur katalizator, pajisje e cila filtron gazrat e ndotur që dalin nga makina juaj. Nga MPB thonë se kanë pasur aksione në më shumë qytetet të vendit për të ndaluar këtë fenomen. Ndërsa ekspertët tregojnë arsyen se pse hajdutët vjedhin pikërisht këtë pajisje”.

Ministria e Punëve të Brendshme vetëm në Shtip ka arrestuar 8 persona që vidhnin katalizatorët e makinave për çështje përfitimi.

“Pas masave të ndërmarra janë zbardhur katër vepra penale në rajonin e Shtipit, për të cilët ekzistojnë dyshime se janë kryer nga tetë persona të ndarë në tre grupe. Në SPB Shtip ato janë marrë në pyetje dhe i kanë shpjeguar kohën, vendin, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
MPB-ja po heton edhe rastet tjera në Shkup, ku gjithashtu janë regjistruar raste të vjedhjes së katalizatorëve.

Inxhinieri i makinerisë, Azem Sejfulla thotë se habitet për guximin që kanë vjedhësit për të prerë këtë pajisje.

“Katalizatori i automjetit motorik është ky këtu. Si veprojnë ata që kanë vendosur të vjedhin një katalizator?! Me siguri me ngritëse pneumatike me kompresor, do e ngrenë automjetin dhe këtu në këto dy vende e presin. Unë supozoj se me vegël të hidraulikëve që janë tre disqe, me atë e presin më lehtë dhe pa zhurmë. E kur pronari do e ndez automjetin do dëgjojë zhurmë jonormale të motorit dhe do e ketë të qartë se diçka nuk është në rregull me automjetin”, deklaroi Azem Sejfulla, Inxhinier i makinerisë.
Inxhinieri Azem Sejfulla thotë se katalizatorët janë në shënjestër të vjedhësve për shkak të çmimit të lartë.StrugaLajm

“Çmimi i një katalizatori të përdorur i cili shitet kushton nga 150 deri në 200 euro. Kjo është arsye pse njerëzit vendosin të bëjnë një veprim të tillë…. Që të vendoset një i ri në automjet, kushton rreth 1200 – 1300 euro, që është investim i madh”, tha Azem Sejfulla, Inxhinier i makinerisë.

Gjatë kontrolleve teknike, nëse një makinë nuk e ka katalizatorin nuk guxon të regjistrohet dhe të lëviz në komunikacion për shkak të ndotjes së ambientit./Alsat.mk

In : Aktuale

Loading...
loading...