Këshilli i intelektualëve shqiptarë me qëndrime konkrete për ndryshimet kushtetuese (FOTO)

Sot, më 15 shtator, në Ditën ndërkombëtare të demokracisë, Këshilli i intelektualëve, përfaqësuesve të organizatave joqeveritare dhe veprimtarëve shqiptarë në Maqedoni, në takimin e katërt të radhës të mbajtur në Tetovë, në lidhje me Marrëveshjen e Prespës për ndryshimin e emrit kushtetues të shtetit, referendumin e 30 shtatorit për këtë çështje dhe për integrimin e vendit në NATO dhe BE, si dhe ndryshimet kushtetuese të cilat dalin si obligim nga Marrëveshja e Prespës, të cilat duhet të pasojnë gjatë muajve në vijim, solli këto përfundime.

U miratua teksti përfundimtar i Memorandumit, i cili në emër të këtij Këshilli do t’u drejtohet organeve të pushtetit, Qeverisë dhe Parlamentit të Maqedonisë, partive politike parlamentare për mbështetje, përfaqësive diplomatike të akredituara në Shkup dhe institucioneve ndërkombëtare që ta ushtrojnë ndikimin e tyre në lidhje me zgjidhjen e statusit juridik-kushtetues dhe politik të shqiptarëve në Maqedoni.

Njëkohësisht, u soll qëndrim që përmes akteve të veçanta juridike-politike, në formë të kërkesave, deklaratave apo në ndonjë formë tjetër, disa organizata joqeveritare dhe institucione, përfaqësuesit e të cilave janë pjesë e këtij Këshilli, gjithashtu t’u drejtohen organeve dhe institucioneve të vendit dhe atyre ndërkombëtare, me kërkesa dhe propozime konkrete për zgjidhjen e çështjeve të cilat i ka trajtur ky Këshill në katër takimet e mbajtura deri më sot.StrugaLajm

Për qëndrimet e Këshillit, përmbajtjen e akteve të miratuara dhe bisedimet me faktorët e brendshëm dhe të jashtëm në lidhje me këto çështje, opinioni do të njoftohet gjatë ditëve në vijim.StrugaLajm

Me këtë rast, Këshilli u bën thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që janë, subjekteve politike dhe jopolitike, institucioneve, bashkësisë akademike, intelektualëve dhe njerëzve me vullnet të mirë, që ta mbështesin në cilëndo formë dhe mënyrë punën e këtij Këshilli deri në arritjen e qëllimeve përfundimtare, sugurimin e barazisë së plotë qytetare dhe kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni.

In : Aktuale

Loading...
loading...