Strugë, 16 Shtator 2024 – Në seancën e sotme, Këshilli i Strugës nuk e miratoi iniciativën për studimin e fizibilitetit për dhënien e ndriçimit publik me koncesion në partneritet publiko-privat. Kjo ishte hera e dytë që iniciativa u vendos përpara këshilltarëve, por sërish nuk mori miratimin e nevojshëm.
Pjesa më e madhe e këshilltarëve deklaruan se aktualisht Këshilli nuk ka tagër të shprehet për këtë çështje, pasi miratimi i saj do të përbënte shkelje të ingerencave të përcaktuara ligjërisht. Kjo e bën të vështirë për Këshillin që të ndërmarrë hapa konkretë në këtë drejtim.
Pas refuzimit të kësaj çështjeje, këshilltarët vazhduan me trajtimin e pikave të tjera të rendit të ditës.(Strugalajm.com)