Këshilltari i Kurtit ka një mesazh për politikanët shqiptarë në Maqedoni dhe Shqipëri

Bekim Qoku, këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti thotë se, liria politike në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut, në vend progres ka shënuar regres për sa i përket vetëdijes kombëtare.

“Ka ardhur puna që disa eurodeputetë të huaj, kroatë, bullgarë dhe gjermanë të mbajnë qëndrime politike shumë më radikale kundër Serbisë agresore dhe terroriste sesa shumica e deputetëve apo politikanëve shqiptarë në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut?”, ka shkruar ai.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...