Këtë të dielë do të rivotohet në një vendvotim në Çair

Gjykata Administrative, refuzoi 15 ankesa të parashtruara për rrethin e dytë zgjedhor, në ankesën e 16-të ka sjell aktvendim që të përsëritet votimi në vendvotimin 2901 në Komunën e Çairit, për siç thuhet në sqarimin e Gjykatës, me arsyetimin se rezultati i këtij vendimi “ndikon rezultatin zgjedhor”.

Siç bëri të ditur për Portalb.mk, anëtari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Subhi Jakupi, rivotimi në vendvotimin 2901 do të mbahet këtë të diel, 12.11.2017.

“Po, Gjykata Administrative ka sjell aktvendim që të përsëritet votimi në vendvotimin 2901 me arsyetimin se ‘rezultatet e këtij vendvotimi e ndikojnë rezultatin zgjedhor’. Votimi do të mbahet këtë të diel”, tha Jakupi.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...