Kiril Pecakov kandidat i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Ohrit

Deputeti aktual i VMRO-DPMNE, dentisti Kiril Pecakov, do të jetë kandidati i partisë më të madhe opozitare për kryetar të Ohrit në zgjedhjet e ardhshme lokale të planifikuara për në tetor.

Emri i kandidatit për kryetar të Ohrit u njoftua mbrëmë nga Antonio Miloshoski, anëtar i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE, i cili tha se ai ishte një person i njohur për Ohrin, si mjek dhe si sportist.StrugaLajm

Kiril Pecakov ka qenë anëtar i VMRO-DPMNE për vite me radhë, nga Unioni i rinisë, kryetar i KK Ohër, tek kryesia më e lartë e partisë. Ai është ish-këshilltar në Komunën e Ohrit dhe ndër anëtarët më aktivë të grupit parlamentar të partisë në Kuvend.

In : Aktuale

Loading...
loading...