Kiro Gligorov” emër i papranushëm për shqiptarët dhe BDI-në që të mbaj Aeroporti i Shkupit

Një nga kërkesat e Greqisë për zgjedhjen e kontestit të emrit mids Maqedonisë dhe Greqisë është edhe riemërimi i Aeroportit të Shkupit nga “Aleksandëri i Madh” në një emër tjetër aletrativ. Në opinion po qarkullon idea nga disa grupe dhe qarqe maqedonase që Aeroporti i Shkupit të emrohet me emrin e ish-presidentitt të Maqedonisë, Kiro Gligorov.

Mirëpo historian e analist politik thonë se emrimi i mundëshëm i aeroportit të Shkupit në “Kiro Gligorov” do ti irritonte tej mase shqiptarët për shkak të kaluarës anti-shqiptare të ish-presidentit maqedonas, shkruan Zhurnal.mk

“Mendoj se nuk e meriton që shqiptarët ta përkrahin emrin e aeroportit në Kiro Gligorov sepse gjatë kohës që ka qenë president i Maqedonisë, ka qenë projektuesi i korridorit të shqiparëve të Kosovës për në Shqipëri. Është komunistë i përbetuar, mik i Millosheviçit, por ka patur edhe disa akuza si përkrahës i bullgarëve fashistë 1943. Mendoj që duhet një emër ndërkombëtar si Aeroporti i Shkupit, pra emër larg personaliteteve etnike sepse Maqedonia është shtet i brisht multietnik. Prandaj shqiptarët duhet të jenë kategorik ndaj emrave publik që i kanë sjell dëme dhe fatkeqësi”, thotë për Zhurnal, Arben Llalla, historian.

Nga ana tjetër, analisti politik Qenan Aliu, thekson se nëse Aeroporti i Shkupit emrohet nga “Aleksandëri i Madh” në “Kiro Gligorov” do të irritonte shqiptarët.

“Mendoj se aq shumë BDI-ja i ka skandalizuar shqiptarët saqë ky riemërtim eventual shqipataëve do tju duket sa një ikje e e ,,derrit të egër,, nga krismat e gjahtarit”, nënvizon Aliu.StrugaLajm

Ndërsa, BDI partia e Ali Ahmetit siç mëson Zhurnal mbështet idenë që Aeroporti i Shkupit të ketë emërim ndërkombëtar ashtu si e kishte para se të emrohej “Aleksandëri i Madh”, pra të ketë emrin e qytetit Aeroporti i Shkupit. Emrim ky që sipas BDI-së është i pranueshëm ndërkombëtarisht dhe nga të gjithë, duke përfshirë edhe shqiptarët.

Po ashtu burime partiake për Zhurnal thonë se edhe BDI është kundër që Aerporti i Shkupit të emrohet “Kiro Gligorov”.

In : Aktuale

Loading...
loading...