Kisha e Belicës së Epërme – Strugë në shënjestër të hajdutëve

Më 15 Prill 2021, në stacionin policor në Veleshtë, u raportua për tentativë vjedhje në kishën “Shën Kliment” në fshatin Belicë e Epërme e Strugës. Nga kqyrja e kryer më 16.04.2021, u konstatua se një kryerës i panjohur, në periudhën nga gushti i vitit të kaluar deri në prill të këtij viti, duke përdorur mjete të ndryshme dhe forcë fizike, ka hequr grilën metalike dhe dritaren nga ana jugore, ka hyrë nëpjesën e brendshme të kishës, por nuk ka marrë asgjë. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit. Sektori për Punë të Brendshme Ohër. Zëdhënëse e SPB Ohër Merlina Islami.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...