Kisha Ortodokse Maqedonase kërkon shtyrjen e regjistrimit

Sinodi i Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM) kërkon shtyerjen e regjistrimit të popullsisë në vend, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike me KOVID-19.

Përmes një kërkese publike drejtuar institucioneve kërkohet që të ndiqen shembujt e vendeve të tjera evropiane, të cilat për të njëjtat arsye tashmë kanë shtyrë regjistrimet e planifikuara, përcjell INA.StrugaLajm

Ky qëndrim u miratua nga Sinodi i Shenjtë i Ipeshkvisë të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit (MOC – OA), në seancën e rregullt, të mbajtur më 25 shkurt 2021.
Gjithashtu, Kisha ortodokse shpreh shqetësim në lidhje me procedurën e shpallur për ndryshimin e rrugëve në qytetin e Shkupit të figurave meritore të kishës dhe ato kombëtare. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...