Kjo është oferta e LSDM’së për Lëvizjen Besa

Pozitat që i fiton Lëvizja Besa në listat e LSDM’së

Ka përfunduar para disa orësh takimi mes kreut të LSDM’së, Zoran Zaev dhe atij të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në lidhje me koalicionin e mundshëm parazgjedhor.
Pas takimit Kasami nuk ka dashur të komentojë lidhur me rrjedhën e bisedës, por ka bërë të ditur se oferta e Zaevit do të shqyrtohet në organet partiake.StrugaLajm


Sic ka arritur të mësojë in7 nga burime brenda LSDM’së, oferta e Zaevit për Kasamin ka qënë që në njësinë e gjashtë zgjedhore Bilall Kasami të jetë bartës i listës së kryesuar nga LSDM. Përveç bartësit, Lëvizjes Besa do ti takojë numri 4 në këtë listë.StrugaLajm

Ndërkaq në njësinë e parë zgjedhore, Lëvizjes Besa i është rezevuar numri 6, ndërsa në njësinë e dytë zgjedhore, për Lëvizjen Besa është rezervuar numri 10 në listën e kandidatëve, përcjell in7.
Ajo që është e qartë, Kasamit dhe partisë së tij i janë ofruar dy pozita të sigurta deputeti dhe dy të tjera që do të jenë në lojë nëse rezultati do të jetë më i miri i pritur./

In : Aktuale

Loading...
loading...