Kjo është tallje me Gostivarin jo me Arben Taravarin

Kur ia merrni kompetencat në arsim edhe atë për herë të dytë, me arsyetimin se ka shkelur procedurën gjatë emërimit të drejtorëve, në fakt krijohet përshtypja se më të interesuar jeni ti mbani kuadrot tuaj partiak në pozicionet udhëheqëse, se sa për mbarëvajtjen e procesit arsimor në Gostivar.

Dhe kur jemi te marrja e kompetencave, pse nuk po ia merrni kompetencat kryetarit të Velesit, i cili me dy këmbët po e shkelë ligjin dhe kushtetutën duke mos krijuar kushte që fëmijët shqiptarë të mësojnë shqip? Prandaj, këto vendimet e MASH me prapavijë politike janë tallje me Gostivarin, e jo me Arben Taravarin, i cili është zgjedhur pikërisht nga gostivarasit për t’i udhëhequr, e jo pushteti ekzekutiv të keqpërdor mundësitë ligjore dhe të ushtrojë pushtetin lokal.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...