Kafeneja që ditën e Bajramit bëhet e kamarierëve,ja në cilin fshat të Strugës ndodhet!

Një akt simbolik, por shumë domethënës për çdo Bajram rezervon kafe-bar “Duti” në Dollogozhdë për të punësuarit në këtë lokal tejet atraktivë në qendër të fshatit me shumë histori në rrethin e Strugës shkruan Strugalajm.com.Prej disa vitesh në cdo festë të Bajramit si atë të Madh dhe të Vogël janë të punësuarit ata që marrin rolin e pronarit ndërsa pronari merr rolin e klientit.Kamarierët dhe stafi tjetër ndihmës në ditën e Bajramit të gjithë xhiron e fitimit që realizon kafe-bar “Duti” e ndajn ndërmjet tyre .Ky akt i pronarit “Duti” ka ngjallur simpati jo vetëm te klientët por te të gjithë ata që kanë dëgjuar për këtë histori të pazakontë.(Strugalajm.com)

StrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...