Klubi i Librit të Strugës e bën çdo strugan më krenar për qytetin

Në këto kohë të vështira të shoqërive ballkanike, ku njerëzit janë të mbytur në ankth dhe teknologji, në Strugë ka ndodhur një nga ato gjërat që nuk është më në modë për të qënë në portale apo gazeta, por është e mrekullueshme si thuajse çdo gjë që ka të bëjë me librat.
Më shumë se një vit përpara, me nismë të znj.Afërdita Volina është krijuar Klubi i Librit të Strugës.
Të shtunën e tretë të çdo muaji anëtaret e këtij Klubi takohen në Teatrin Poshka dhe bisedojnë për librin që të gjitha e kanë lexuar.
Përbërja e Klubit është shumë interesante. Pavarsisht që numrat flasin edhe për gra, ato të gjitha i drejtohen njëra tjetrës me Vajza. Tek debatojnë aty i shikon të qeshin me të madhe, pastaj të tregojnë për eksperienca personale që lidhen me subjektin e librit…ajo që të bën më shumë përshtypje është se si nga goja e këtyre Vajzave dalin emra autorësh, tituj librash, dashuri letërsie, me pak fjalë Emancipim i Garantuar!

Znj.Afërditë është zgjedhur me unanimitet si Kryetare e Klubit, me buzëqeshjen e saj fisnike tregon se ajo nuk mund të funksionojë pa ekipin. Është kaq shumë entuziaste dhe energjike, tregon se si për një kohë të shkurtër ka hapur 6 Klube të reja, se si zinxhiri i Klubeve të Librit të themeluar nga Volina kanë kaluar kufijtë e Maqedonisë duke shkuar deri në New Jersey. Sa mirë! Sa shpresëdhënëse që në një kohë që duket se Homo Homini Lupus(njeriu për njeriun Ujk), ka dhe kështu rastesh si Klubi i Librit të Strugës dhe rrjetit të këtyre Klubeve që është qëllimi i znj.Volina!
Klubi i Librit të Strugës e bën padyshim çdo strugan më krenar për qytetin e tij.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...