Koalicioni AA-ASH, a duhet Besa të shkoj me LSDM-në, Ibrahimi: Nga ky lidership, vështirë shqiptarët të dalin të faktorizuar

Pas formimit të koalicionit dy palësh, AA-ASH, analisti, Selim Ibrahimi për Agjencinë e Lajmeve Ina thotë se gjasat që të njëjtit t’i bashkohet edhe Lëvizja Besa janë të vogla. Ai thotë se tek tani, pas formimit të koalicionit dypalësh, konkurrenca politike në mes këtyre partive është rritur.

“Doli në sipërfaqe duke treguar rivalitetin dhe kundërshtitë politike dhe individuale.Më tepër do të thoja në mes Alternativës dhe Besës në planin individual dhe atë politik në mes ASH dhe Besës. Tani për sa u përket koalicioneve me partitë maqedonase , opozita shqiptare Besa duhet të ketë kujdes se çfarë koalicioni kërkon dhe mos të ndodhë përjashtimi i saj pas formimit të qeverisë ose dëmtimit të profilit politik pasi siç dihet se cila parti politike shqiptare në fund do të bëjë koalicion qoftë më LSDM ose VMRO”, tha Ibrahimi.

Ai thotë se vota shqiptare në këto zgjedhje në përgjithësi do të shpërndahet për shkak të fragmentarizmit politik, dhe fraksioneve të vogla me çka do të dobësohet fuqia politike.StrugaLajm

“Nuk jam i sigurt se sa do të shkojë numri i deputetëve shqiptarë në parlamentin e ri por mbi 15-16 ka shumë pak gjasa të kalojë. Nga ky lidership vështirë se do të mund të dalin shqiptarët të faktorizuar përballë atyre maqedonas”, përfundoi Ibrahimi.

In : Aktuale

Loading...
loading...