LUFTA JONË BASHKIMI KOMBËTAR
Mr. Sci. Musa Musai
Gjithmonë luftrat janë nisur për qëllime konfliktuoze, por janë bërë edhe luftra për çlirim prej rrobërie, për fitore kombëtare, për bashkim të përbashkët kombëtar. Shqiptarët gjithmonë para se të nisnin luftëra janë thirrur për Bashkim Kombëtar. Qëllimi për bashkimin kombëtar, ka për obligim, bashkimin e politikës, ekonomisë, dashurisë për Shqipëri Etnike, ky është qëllimi më i shenjtë i shqiptrëve. Shqiptarët për këtë qëllim, vazhdimishtë para se të hyjnë në luftë me armikun kan bërë bashkim shpirtëror, ekonomik, bashkim të forcave shqiptare. Ai bashkim shpirtëror shqiptar është bërë publikishtë përmes besës së dhanë. Para besës burrat vazhdimishtë janë betuar se do taluftojnë armikun. Prandaj në Kuvende të ndryshme në dhoma para burrave me besë dhe nder kombëtar jan falur gjaqe, hakmarrje, pamar parasysh kush sa ka pasur të drejtë. Falja është bërë në emër të bashkimit kombëtar. Raste të tilla historike kan ndodhur shumë, vazhdimishtë gjaku është falur para flamurit dhe para detyrës së shenjtë. Kështu ka ndodhur më herët, por po ua kujtojë Lidhen e Prizrenit, Lidhjen e Pejës, Besa gjithë popullore te Verrat e Llukës, më 1991. Poashtu falje të gjaqeve janë kryer edhe në popullatën shqiptare të Strugës, pas pajtimeve që bëri Anton Çeta, Zekiria Cana, Don Lush Dgergji, Idriz Kakrruti ose Idriz Kosova, etj. Gjatë vitit 1991 poashtu edhe në Strugë, u bënë afro 90 pajtesa të vjetra dhe të reja. Të gjitha ata pajtesa që u bënë në vitet 1990/91, popullit shqiptar i dha të kuptojë se ndër shqiptarë ka dëshirë për Bashkim Kombëtar.
Këshilli për pajtimin e gjaqeve, përbëhej prej disa intelektual dhe entuziast të cilët gjithëmonë nuk janë kursyer për çështjen kombëtare: Irfan Vlashi, Dr. Prof. Agim Vinca, Arif Vinca, Suria Qyra, Nazif Zhuta, Musa Musai, Naser Hani. Të gjithë bashk dham kontribut të jashtëzakonshëm për pajtimin e gjaqeve kudo që kishte nevojë ë Strugë. Njerëzit hallexhij, pa mar parasysh pozicionin, sejcili sytë i kishim te Bashkimi Kombëtar. Ashtu amanet na i pat lanë Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Në 5. 03. 1444 në Kuvendin e Lezhës Gjergj Kastrioti Skënderbeu, e kishte kuptuar shumë mire përçarjen dhe ndikimin e përçarjes, midis fiseve dhe feudalëve shqiptar. Pradaj Gjergji pat mar disa thupra dhe ju drejtua masës, popullit I cili prite me padurim diskutimin e Skëderbeut. Por Skënder beu u tha: ëse marim një thupër dhe veprojmë me forcë fizike çka do të ndodhi me atë thupër ?. Për ta kuptuar mire masa Gjergji ai e theu. Masa e kuptuan se vet askush nuk mundet me ba. Por nëse unë mari edhe disa tjera dhe veproj me gjithë forcën time, do të thehen, përgjigja ishte Jooooooooooooooooo e madhe prej vetë popullit. Një thupër jam unë, shumë thupra jeni Ju. Na pri o Gjergj dhe ashtu u kuptua detyrimishtë shqiptarët duhet të jenë të bashkuar. Skëderbeu në atë Kuvend u tha pra bashkimi bën fuqinë. Pra populli shqiptar ndër situate ka nevojë për bashkim kombëtar.
Pas vitit 1990 situata politike edhe më shumë po keqësohej dhe ndërlikohej, veçanërishtë s për popullin shqiptar në ish Jugosllavisë. Faleminderoj të gjitha ata familje të cilat në emër të Këshilit për pajtimin e gjaqeve falen hasmëritë, falen gjakun, krijuan bashkimin e moralit kombëtar. Nuk ka vepër më të ndritur dhe më të nderuar se ta bashkohesh popullit. Prandaj të gjithë ata që falen gjakun, janë bashkëluftëtar të bashkimit kombëtar, të dashurisë kombëtare. Ata njerëz dhe ata familje historikishtë kan hyrë në altarin, të pjesës më të ndritur të kombit shqiptar. Ata janë më afër herojve, më afër përmendorës të pavdekshme gjithë shqiptare. Ata janë flakadan të asajë vepre madhështore. Përjetësishtë të gjithë ata kudo që gjenden dhe ndodhen, qofshin të nderuar.
Vërejtje si anëtar i Këshillit për pajtimin e gjaqeve, kam ndaj ati numri shumë të vogël, të familjeve dhe njerëzve, të cilët nuk pranuan të pajtohen.Kuptuam se ata atë akt të shëmtuar nuk e përmbyllën, kishin urdhëra prej shtëpisë të kaltërt dhe mbetën bashkëpunëtor të përjetshëm të UDBSË
Struga dhe Struganët, treguan dinjitetin dhe aktit më të lartër të civilizimit kombëtar. Ajo pjesë e atij akti historik është e shkruar me gërma të arta: PËR FLAMUR DHE KOMB, GJITHËMONË JENI TË NDERUAR, RESPEKT.
Bashkimi i jon kombëtar u pa, në të gjitha fushëveprimet, e aktiviteteve të shenjta. Për rastin e mbledhjes së ndihmave material në popull, për nevojtarët në Kosovë dhe ku kishte nevojë në vatra lufte. Gjatë atyre viteve përveç ndihmave, me vullnetin e popullit u ndërtua Poliklinika e “Nanës Tereze”në Veleshtë. Ishim të organizuar për të dyja rastete e tragjedive ajrore, në Petrovec në Shkup dhe në Ohër. Tragjedinë e Shkupit shumë keqë e përjetuan familje shqiptare të Strugës, prej Ladorishte, Tateshit të Epër, Llabunishte, etj. Në tragjedinë e dytë, e cila ndodhi në aeroportin e Ohrit, ku hupën jetën 115 udhëtar shqiptar të gjithë nga Kosova.
Këshilli ipajtimit të gjagjeve dhe ndërhyrjeve tjera të vetëdijesimit kombëtar, funkciononin si trup më vehte për të mirat e bashkimit kombëtar. Ajo u pa në raste lufte më 1998/99 në Kosovë dhe 2001 në luftën e Maqedonisë.
Pas luftës të 2001, u çfaqen dëshirat e mëdhaja të analfabetëve plotik, si dhe disa struktura të lidhura me UDBN, rishtas popullit shqiptar, në Ilirid i garantuan rrobëri të gjatë. Ajo rrobëri po manipulon dhe shqiptarët janë copëzuar dhe shashtrisur fare, nuk dijnë kujt tibesojë: Krishtit apo Muhamedit…