Musa Musai
Në vitin 1996 asaj kohe në Kuvendin Komunal të Strugës ishim 20 kuvedarë shqiptar të PPD së. Politika sllvo-maqedone në bashkëpunim me Meshihatin e Strugës, dhan propozim që të prishen varret për qytein e Strugës. Pra të prishen varret ekzistuese, që janë përballë Stadionit të KF “Karaorman”. Pasi dëgjuam propozimin e Kyetarit të Komunës së Strugës Rade Kutanoskit dhe përfaqësuesit të Meshihatit të Strugës. Ata dhanë propozim për tu prishur varret shqiptare në Strugë. Tani pas diskutimit të tyre duheshte propozimi të vendohet në diskutim pastaj në votim, për të kaluar në Kuvendin Komunalë të Strugës. Të miratohej vendimi që të prishen varret myslimane të shqiptarëve, poashtu edhe ata maqedone dhe të jipet tjetër lokalitet për varre të reja. Vend i varreve Komunës i duhej të ndërtoi fusha sporti për rininë dhe ndonjë objekt. Pasi dëgjuam diskutimet e tyre, kishte reagime prej të gjithë kuvendarëve. Por më të zëshmit ishim unë Musai, Irfan Vlashi, Maher Pollozhani, Mustafa Oxhoski prej Potgorce, këshilltrët e Llabunishtës, etj. Diskutimi i tyre dhe reagimet tona ishin shumë të gjata, nuk pranuam që varret të preken.
Ashtu plot nervoz unë dhe shokët e mi, të 20 kuvendarët shqiptar, vendosëm që varret të mos preken. Shumica prej esh u deklaruam, ne gjallë dhe ju gjallë jo ishalla, ajo punënuk do të ndodhi. Komuna vërte jepte vende të mjaftueshme për varre të reja dhe atë e arsyetonin, shkulni varret e vjetra vendoni atje te varret e reja. Për turp të zotit këtë më shumë e mbështete Kryetari i Meshihatit për atë kohë. Ai llomotiste pa ndershëm në foltore si servil, deri sa mundi duke madhëruar Kryetarin dhe politikën e poshtër të shtetit. Por diskutimin ja ndërpreva unë Musai, duke iu kërrcënuar shporru dhe dil jashtë sallës, se na lodhe me punë të ndotura. Qëllimi i politikës sllave ishte aty, se shqiptarët shumicën e varreve i kanë pa emra dhe mbiemra. Janë vetëm varre. Shumica e varreve të vjetra, nuk duhen se të kujt janë. Ashtu ne hupshim autoktoninë, vjetërsinë, na bënin ardhacak dhe çfar jo. Ky ishte Meshihati i Strugës në shërbim të shtetit sllavo-maqedon. Por Bashkësia Islame e Maqedonisë, ni Zot e din se me sa gjynahe është e mbarsuar. Qoftë në nderin e tyre.
Politikës turke dhe ajo jo turke, bashk me të tjerët, të ndihemi ne shqiptar, nuk u pëlqen. Gjithëmonë për ata është pengesë. Qëllimi i tyre dihet, me e xhvesh shqiptarin prej të gjitha ndjenjave. Prej tyre shqiptari halla e ka, mund të vrasi, të organizoi krime, por shqiptar të mos ndihet. Kështu përmes këtyre “ibadeteve” të reja u ngarkuam me gjynahe të reja kombëtare.
Mjerimi lindi kur popullata shqiptare, fare nuk u ka bërë nderë të vdekurve si dhe vetëvehtës. Se përmes varreve ruhet historia e kaluar dhe trashëgimia kulturore, për të ardhmen, me i treguar çdo kujt se kush kemi qenë. Varret janë dëshmi të gjalla brenda historisë për të treguar heroimzmin, humanitetin, kulturën ndër shekuj.
Për shqiptarët e besimit islam, gjithëmonë ka qenë haram, të rregullohen varret, të shkollohen shqiptarët, të formohet vetëdijësimi. Hoxhallarët e kan bërë haram, që shqiptari të mos ndihet shqiptar, të mos flasi shqip, të mos këndoj shqip, ta përdhosi dhe mos e përdori flamurin shqiptar, të mos vorroset me flamur shqiptare dhe përmes rregullave, nderimeve shqiptare, të mosi deroj herojt shqiptar, të mos emnderoi historinë e vetë. Po kjo është mjerim. Të mos festohen festat kombëtare shqiptare, mos u këndojnë herojve dhe shumë gjëra të tjera. Kjo tregon për mjerimin e sunduar të shqiptarëve prej anadollakëve, rracës më të poshtër dhe më të egër mongole, përmes analfabetistëve shqiptar.
Publikisht e kam thanë dhe e përsërisi, se kurrë nuk do të pajtohem me asnjë fe, e cila ka për qëllim që ta dhunojë ekzistencën e popullit tim. Do të respektoj çdo fe e cila zhvilohet si kulturë pa pengesa për dashuri midis njerëzve dhe popujve. Nëse Zoti është një, të gjithë kemi besim tek ai, Ku qedron pengesa. Atëherë sejcili le ti lutet Zotit, në gjuhën e tijë që na i ka dhuruar dhe e ka krijuar vetë Zoti. Askush nuk ka të drejtë të okupoj kultura dhe popuj. Nëse feja është kulturë, paraqet civilizim, atëherë kultura zhvëllimore nuk e pengon asnjë kulturë zhvëllimore të ndonjë populli tjetër. Shtrohet pyetja pse të gjitha këto urrejtje midis njerëzve dhe jo midis feve. Librat e Zotit Biblja, Inxhili, Teuvrati, Ziburni, Kurani, Buda, nuk kan urrejtje midis tyre. Por ekstremistët fetar dhe qëllim këqijtë midis tyre organizohen. Ata këtë veprim jo huma dhe jo njerzor, e bëjnë për interesa të ngushta, ulta primitive, sundon primitivizmin njerzor. Nëse fetë kan për qëllime, të veprimit të lirë kulturor, të besimeve midis tyre, atëherë e kuptoj garën e lumturisë, me prioritet drejt lutjes të Zoti. Ndryshe pyes vehten dhe të tjerët, pse i bëjnë të gjitha këto gara në mesë vedi, kush sa më shumë të sundojë. Kjo dukuri çfar paraqet, moszhvillim dhe ekscentrizëm fetar, me plot urrejtje dhe dhunë. Sundimi i egër, fetar, politik, ekonomik, social, gjithëmonë ka vetëm një kuptim, të mashtroj popullatën, që sa më lehtë ta sundojë, si dhe ta xhveshi prej shpirtit, ndjenjave kombëtar, ose të zhvilloj primitivizëm njerzor. Primitivizmi njerzor ka vetëm një kuptim, zhvillimin e shoqërisë me ndjenja primitive njerzor me kuptime jo zhvëllimore. Grupi primitiv njerzor, nuk është i pranuar në shoqëri, as edhe para Zotit. Pradaj fajtor nuk është Zoti, por primitivizmi radikal njerzor, vetë njeriu …
Shqiptarët ndër shekuj e kanë ruajtur vëllazërinë shpirtërore, pa mar parasysh qëndrimin e besimeve të ndryshme. Ata kan gjetur ngushëllimin e tyre, se të gjithë besojmë në një Zot, por e keqja është se asnjëra nga ata lutje nuk bëhet në gjuhën shqipe, në gjuhën e vjetër Pellazge, të cilën e krijoi dhe e foli Zoti vetë.
Mjerim është që disa shqiptarët e injorojnë etnogjenezën e tyre, kanë frigë, turp, ose nuk dijnë dhe nuk duan, ti luten Zotit në gjuhën shqipe. Kjo ndodh si në zyrat e ish komunizmit kur shqiptarët i banin lutjet në gjuhën sllave se Zoti nuk të kupton. Sllavët talleshin me ne dhe na detyronin: Govori srpskom jeziku, sunce ti tvoje da te Bog razume (fole gjuhën serbe Diellin tand, që Zoti do të kuptojë).
Prandaj për ta përmbyllur gjithë këtë pikë dyshimi, u sugjeroj, lutjuni Zotit në gjuhën shqipe, se më mirë na kupton si dhe me më shumë prioritet do ti pranojë lutjet, për të mirën e njerzimit. Vetëm ashtu do të jemi më afër Zotit, dashurisë të bashkimit të përgjithshëm civilizues njerëzor…