Kompania “Apple” do të furnizohet me materiale nga Gostivari

Kompania PRG – Angli që sot edhe zyrtarisht filloi punën në Balindoll të Gostivarit, merret me përpunimin e Tantalit, i cili është material biokompaktibil i rrallë, i cili gjendet së bashku me kallajin dhe volframin në formë të mineralit tantal. Ky material përdoret nga Kompania Apple për prodhimin e Iphonave dhe tableteve. “Tantali është metal kyç i cili përdoret në komponentë elektrike të cilësisë së lartë. Aplikimi primar zbatohet në ultra-kondezatorë të cilat i gjejmë në pajisje si Iphone, tablet dhe pajisje tjera të teknologjisë së lartë.Përveç kësaj përdoret edhe si pjesë e implanteve në medicinën moderne për shkak të pajtueshmërisë me trupin e njeriut dhe brendshmërisë kimike.”PRG” ka zhvilluar proces unikat për përpunimin nga praktikat e mëhershme të zhvilluara në hidro-metalurgji. Ky proces është i sigurte për rrethinën ma emisione të gazit ose mbetje të kontaminuara”, njoftuan nga kompania. “Me kompanitë si PRG” të cilat janë kompani të certifikuara ndërkombëtare dhe pakonflikt, keqpërdorimet i takojnë të kaluarës. Kjo është po aq e rëndësishme nga fakti që janë publikisht të pranuara nga kompani udhëheqëse botërore siç është Apple”, tha në fjalimin e tij Princi Michael i Kentit. “Komuna e Gostivarit është tashmë një portë e hapur për investimet serioze. Dhe “PRG Angli” e ka treguar tashmë seriozitetin e saj duke punësuar 40 banorë të Komunës dhe duke investuar deri 12 milionë dollarë për këtë fabrikë. Jemi të lumtur që jemi shtëpia e një investimi të tillë, për një fabrikë si e cila ka vetëm 29 në të gjithë botën”, shtoi Bejta në inaugurimin e fabrikës së parë të kompanisë PRG.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...