Komuna e Strugës premton ndërtimin e banesave sociale për romët

Me kërkesë të banorëve të lagjes “Lugina e gëzuar”, kryetari i komunës së Strugës Ramiz Merko thotë se me premtim të zëvendës sekretarit të qeverisë, Tahir Hani, në planin e detajuar urbanistik janë hartuar dy ndërtesa për të akomoduar 40 familje rome, të cilat aktualisht jetojnë në kushte të mjerueshme, nën standarde.

“Ne si komunë e Strugës, kemi punuar në drejtim të urbanizimit, pikërisht edhe të atyre vendeve ku ata sot qëndrojnë nëpër baraka apo në kushte të pavolitshme për jetë dhe morëm premtim pikërisht edhe nga zoti Hani për të konkuruar në qeveri dhe në agjencionin për banesa me seli në shkup për të mundur të ndërtohet edhe dy pallate dhe për të akomoduar rreth 40 familje qoftë rome apo dhe të tjerë.”, tha Ramiz Merko, kryetar i komunës së Strugës.

Mbetet që Shoqëria e përbashkët për ndërtimin dhe menaxhimin e banesave të fillojë ndërtimin e banesave sociale sa më shpejtë të jetë e mundur, të cilat janë një premtim i kahershëm për Strugën. Televizioni ynë vizitoi lagjena “Lugina e Gëzuar” dhe gjetëm kasolla prej druri, kartona mbi të cilat flinin fëmijë e të rritur, rrugë me baltë por edhe shumë papastërti dhe mbeturina, asnjë kusht për jetesë.StrugaLajm

“Kjo është një katastrofë. Nuk ka kushte jetese. Ne jemi mashtruar nga të gjithë”….StrugaLajm

“Nuk bëjnë kushtet, duhet të na japin banesa, duhet edhe neve të na japin, edhe ne jemi njerëz.”, thanë banorët e lagjes “Lugina e gëzuar”.

Njoftimi për ndërtimin e banesave sociale ka vijuar pas peticionit për sigurimin e strehimit të përshtatshëm shoqëror dhe kushteve themelore, të nënshkruar nga njerëzit që jetojnë pranë “Drinit të Zi”, përmes Qendrës Evropiane për të Drejtat e Romëve, në Bruksel./Tvm2

In : Aktuale

Loading...
loading...